LAJMI I FUNDIT:

GRECO: Maqedonia ka zbatuar vetëm gjashtë nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit

GRECO: Maqedonia ka zbatuar vetëm gjashtë nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit

GRECO, organi për luftë kundër korrupsionit pranë Këshillit të Evropës, në raportin e tij të fundit për Maqedoninë vlerëson se “nuk ka progres të dukshëm” në këtë sferë.

Ky organ konsideron se rezultatet në Maqedoni janë “dukshëm dëshpërues” dhe ju bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa konkrete në aspektin e rekomandimeve të dhëna para katër vite e gjysmë.


Vetëm gjashtë nga nëntëmbëdhjetë rekomandime janë zbatuar, thekson Këshilli i Evropës.

“Lidhur me deputetët, asnjë nga rekomandimet nuk është implementuar as pjesërisht, përveç kodeksit për deputetët. Sa i përket gjykatës dhe prokurorisë, raporti konstaton se vendi ka bërë progres të kufizuar”, qëndron në kumtesë.

GRECO, mes tjerash thekson miratimin e amendamenteve për ligjin për Këshillin gjyqësor. Ky trup thekson edhe konstroverset lidhur me Komisionin Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe mungesës së progresit në deklaratat për prona dhe interese.

“GRECO përfundon se niveli i ulët i harmonizimit me rekomandimet është ‘pakënaqësi globale’ dhe kërkon nga shefi i delegacionit për Maqedoninë të prezantojë raport të ri për progresin në implementimin e rekomandimeve sa më shpejtë të jetë e mundur, më së voni deri 30 qershor të vitit 2019.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori