LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Erdoganit refuzon ta njoh masakrën e serbëve në Srebrenicë si gjenocid

Qeveria e Erdoganit refuzon ta njoh masakrën e serbëve në Srebrenicë si gjenocid

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partneri i saj qeverisës, Partia e Lëvizjes Nacionaliste, hodhën poshtë një propozim parlamentar të Partisë Popullore Republikane për të njohur masakrën e serbëve në Srebrenicë si gjenocid.

Aktivistët e të drejtave të njeriut pohojnë se një nga arsyet e mundshme për një vendim të tillë është ruajtja e marrëdhënieve me Serbinë, raporton t24.


Partia Popullore Republikane propozoi gjithashtu që 11 korriku të shpallej Dita e Përkujtimit të Gjenocidit, në kujtim të vrasjeve të disa mijëra burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995, por shumica në pushtet e kundërshtoi atë gjithashtu.

“Nuk mund ta kuptoj pse e refuzuan këtë projektligj, ky është një skandal”, tha aktivisti turk për të drejtat e njeriut dhe deputeti i Partisë “Yeşil Sol”, Omer Faruk Gergelioglu.

Ky i fundit deklaroi se ka pyetur përfaqësuesit e shumicës qeverisëse për arsyet e vendimit të tyre, por përfaqësuesit e partisë së Erdoganit iu përgjigjën shkurt, “nuk është puna jote”.

Nën presidentin Erdogan, i cili ka drejtuar vendin për 21 vjet, Turqia është bërë një lojtar aktiv në Ballkan dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë komunitetit mysliman, përfshirë boshnjakët.

Gergerlioglu beson se kishte tre arsye pse koalicioni qeverisës i Erdoganit e hodhi poshtë projektligjin.

“Së pari, ata nuk duan të hyjnë në diskutime për gjenocid, sepse nuk duan të përkeqësojnë marrëdhëniet me Serbinë. Së dyti, ata e refuzuan këtë propozim sepse ishte propozuar nga partia më e madhe opozitare dhe së treti, kanë frikë nga efektet e tij për shkak të diskutimit për gjenocidin armen”, pohoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori