LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dorëzon ankesë kundër vendimit të gjykatës për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve

Qeveria dorëzon ankesë kundër vendimit të gjykatës për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve

Qeveria e Kosovës ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullim të vendimit për ulje të pagave të gjyqtarëve e prokurorëve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.


Sipas saj, ankesa është pranuar më 16.12.2022 e ushtruar nga Qeveria e Kosovës, ndaj Aktvendimit të Gjykatës.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Administrativ me datë 16.12.2022 ka pranuar ankesën e ushtruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ndaj Aktvendimit” – tha Gashi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në fillim të dhjetorit ka pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative më 29.11.2022,  ka pranuar padinë me nr. 2767/2022 ku Paditëse është Shoqata  e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa e paditur është Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar anulimin  e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i nxjerr nga e paditura, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë që të caktohet masa e përkohshme ndaj të paditurës, përkatësisht të shtyhet ekzekutimi  i vendimit të të njëjtit, deri në përfundimin meritor të kësaj çështje në konfliktin administrativ”, thuhej në njoftimin e gjykatës.

Po ashtu, gjykata më datën 02.12.2022, ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozueses, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

Më 20 dhjetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila asokohe drejtohej nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte nxjerrë vendim të rritjet e pagave të kabinetit qeveritar. Sipas Ligjit Nr.03/L-199 për Gjykatat [ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L -036], ky vendim kishte efekt edhe në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti vendosi të mërkurën e 23 nëntorit që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë

Vendimi është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, Shoqata e Prokurorëve, shoqëria civile e opozita. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori