LAJMI I FUNDIT:

Gjykata pezullon vendimin e Qeverisë për uljen e pagave në drejtësi

Gjykata pezullon vendimin e Qeverisë për uljen e pagave në drejtësi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative më 29.11.2022,  ka pranuar padinë me nr. 2767/2022 ku Paditëse është Shoqata  e Prokurorëve të Kosovës, ndërsa e paditur është Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar anulimin  e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i nxjerr nga e paditura, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, me kërkesë që të caktohet masa e përkohshme ndaj të paditurës, përkatësisht të shtyhet ekzekutimi  i vendimit të të njëjtit, deri në përfundimin meritor të kësaj çështje në konfliktin administrativ.

Gjykata më datën 02.12.2022, ka marr aktvendim me të cilin ka aprovuar propozimin e paditëses–propozueses, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, si të bazuar dhe ka shtyrë ekzekutimin e vendimit me numër 03/109 i datës 23.11.2022, i të paditurës, Qeveria e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, derisa gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me kërkesëpadinë e paditëses.

Reklama
Reklama

Më 20 dhjetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila asokohe drejtohej nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte nxjerrë vendim të rritjet e pagave të kabinetit qeveritar. Sipas Ligjit Nr.03/L-199 për Gjykatat [ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L -036], ky vendim kishte efekt edhe në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti vendosi të mërkurën e 23 nëntorit që pagat në sistemin e drejtësisë t’i kthejë sikur para vendimit të Qeverisë

Vendimi është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian, Shoqata e Prokurorëve, shoqëria civile e opozita. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Lajme
Pagat në sektorin publik me ligjin e ri, shtesat e ankesat për koeficientët, MPB me njoftim për qytetarët

Pagat në sektorin publik me ligjin e ri, shtesat e ankesat për koeficientët, MPB me njoftim për qytetarët

Lajme
Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Rrahje masive në Prishtinë, tre persona dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Historia e çuditshme e arrestimit të shqiptarit në Angli: I thashë që nuk është drogë, por çaj mali

Lajme
Djegia e veturave në veri, Haradinaj: Vuçiq të heq dorë nga destruktiviteti, BE dhe SHBA ta mbrojnë marrëveshjen e Ohrit

Djegia e veturave në veri, Haradinaj: Vuçiq të heq dorë nga destruktiviteti, BE dhe SHBA ta mbrojnë marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Lajme
Kalo në kategori