LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dhe LVV me qëndrime të kundërta në pyetjet e Rama-Hajrizit për cenimin e sigurisë juridike

Qeveria dhe LVV me qëndrime të kundërta në pyetjet e Rama-Hajrizit për cenimin e sigurisë juridike

Po vazhdon seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Për të sqaruar më shumë rastin, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka parashtruar pyetje për palët e përfshira.

Ajo ka kërkuar të dijë qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë se apo cenohet siguria juridike, përkitazi me votën e deputetit Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti.


“A konsideroni ju si parashtrues që cenohet siguria juridike dhe integriteti kushtetues i Kuvendit nëse përcaktuese për të vendosur nëse një deputet e ka humbur mandatin merret njoftimi i KGJK-së. Nëse Kuvendi nuk do të kërkonte informatë lidhur me dënimin e deputetit në fjalë, apo nëse KGJK-ja nuk e njofton kuvendit sipas jush a nënkupton se mandati i atij deputeti është i vlefshëm dhe është i lirë të ushtrojë detyrën e deputetit pavarësisht dënimit të shqiptuar”, pyeti ajo.

Por përfaqësuesi i LVV-së, Blerim Sallahu tha se në momentin kur deputeti Arifi është dënuar ka shkel interesin publik. E kjo sipas tij i është mbivendosur sigurisë juridike.

“Sa i përket pyetjes së parë, në momentin që kemi marrë informacion nga Osmani, për neve ka filluar prodhimi i pasojave të marrjes së mandatit të Arifit. Sa i përket sigurisë juridike, në momentin që Arifi, deputet i dënuar ushtron mandat të caktuar, shkel interesin publik. Pra pesha e interesit publik i mbivendoset sigurisë juridike të një deputeti që është i dënuar. Pra interesi i publik, dëmtimi i demokracisë këtë rast i mbi vendoset çdo interesi dhe siguri juridike. Pra ne konsiderojmë se edhe në raporti i Venecias, interesi publik, demokracia, i mbivendoset sigurisë juridike”, tha ai.

Derisa shtoi se në këtë rast kanë dështuar institucionet, pasi Kuvendi nuk ka asnjë mekanizëm që tregon cili deputet i ardhshëm ka aktgjykim dënues.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, pyeti edhe Besnik Berishën si përfaqësues të Qeverisë së Kosovës se a cenohet integriteti kushtetues dhe besueshmëria e qytetarëve mbi Kuvendin kur një deputet i dënuar me burgim efektiv voton qeverinë.

“Si Qeveri, a konsideroni se integriteti kushtetues dhe besueshmëria e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës cenohet nëse një deputet i dënuar për vepër penale me burgim efektiv zgjidhet dhe vazhdon të ushtrojë rolin e deputetit edhe në vuajtje të dënimit, që të jetë pjesë në procedurat e vendimmarrjes në Kuvend”, tha ajo.

Avokati Berisha tha se Qeveria e Kosovës mbështet vetëm sigurinë juridike dhe parimin e ligjshmërisë

“Qeveria e Kosovës mbështet sigurinë juridike, mbështet parimin e ligjshmërie, beson se vlerat kushtetuese janë të atilla dhe përfaqësojmë vlerat e së paku 45 të vendeve vendeve demokrate, e kjo është konstatuar edhe nga komisioni i Venecias….Nëse flasim për kredibilitetin e Kuvendit pajtohemi se figurat që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm e profesionist dhe përfaqësues në ato që kanë mision, vullnetin dhe zërin qytetarë, Por përballë sigurisë juridike dhe interesit publik, ne rreshtohemi në normën kushtetuese dhe aktet që derivojnë nga ajo. Ne pranojmë se në rastin konkret, normat kushtetuese janë në favor të një deputeti që ka qenë i ligjshëm”, tha Berisha.

Rama-Hajrizi vazhdoi pyetjet edhe për Artan Muratin nga kabineti i Kuvendit të Kosovës për veprimet e tyre në rastin e mandatit të Etem Arifit.

“Në momentin kur Kuvendi është njoftuar nga KGJK-ja, a konsideroni se ka qenë në rregull të lejohet që një deputet i dënuar të vazhdojë punën në Kuvend deri në momentin kur ka filluar të vuaj dënimin. E dyta ju thatë se jeni ende në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Çka ndërmerr Kuvendi nëqoftëse, a po duhet gjithmonë Gjykata Kushtetuese të merr vendim, çka nëse nuk vjen dikush me kontestua një mandat të deputetit të dënuar me një vendin të formës ë prerë në Gjykatë Kushtetuese. Kuvendi si institucion çka ka ndërmarrë dhe çka ndërmerr. Ju po thoni që Arifi është në vuajtje të dënimin dhe thatë që ai e gëzon ende statusin e deputetit. A merr pagë ende, sipas jush a funksion Kuvendi sot me 120 deputetë, apo 119”, tha ajo.

E këshilltari ligjor i kryeparlamentares, Osmani tha se rregullorja e Kuvendit ia pamundëson vendimmarrjen për humbjen ose jo të mandatit të një deputeti, përveç nëse mungon për 6 muaj.

“Ne deklaruam në disa raste edhe momentin e njoftimit. Ne qysh prej atij momenti në mënyrë formale ka filluar obligimi për të trajtuar rastin në fjalë. Pa informacion ne nuk kemi pas mundësi të trajtohet një çështje e tillë. Sa i përket hapave që i ndërmerr Kuvendi, unë e deklarova se lidhur me këtë rast nuk ekziston një procedurë e qartë me rregulloren e Kuvendit… kurse mund të konstatojë se nga 120 deputetë me mandat kushtetues, njërën e kemi në vuajtje të dënimit që është zotëri Arifi dhe një deputetë tjetër e kemi që gjendet në proces gjyqësor jashtë vendit dhe pjesa tjetër është me mandat të plotë”, tha ai. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori