Ai ka theksuar se të vetmen adresë që ata kanë ku të ankohen është ai.

Po ashtu, sipas tij, veteranët me pagën që e kanë po trajtohen sikur rast social por prapë se prapë janë pajtuar me atë pagë.


Ai po ashtu ka thëne se Qeveria e Kosovës qëllimisht po i vonon procedurat për themelimin e komisionit shëndetësor për shkallen e invaliditetit të tyre.

“Vazhdojmë të marrim vetëm premtime por mjetet ende nuk i kanë marrë, dhe kjo gjë i ka shtyrë shumë veteranë që të dëshpërohen edhe me luftën të cilën e kanë bërë për lirin e këtij vendi. Shumë të tillë e kanë lëshuar edhe vendin prej kushteve të vështira ekonomike”.

Ndër të tjera Qeriqi tha se është e padrejtë që të bëhen klasifikime tek veteranët kur të gjithë kanë aplikuar me kohë - disa marrin mjete , e disa të tjerë vazhdojnë që të mos i gëzojnë. /First Channel/