LAJMI I FUNDIT:

Qentë do të mund të ndihmonin në shërimin e skizofrenisë dhe të autizmit

Qentë do të mund të ndihmonin në shërimin e skizofrenisë dhe të autizmit

Lidhja e fuqishme midis qenit dhe njeriut do të mund të shërbejë si terapi në shërimin e çrregullimeve të rënda siç janë skizofrenia dhe autizmi.

Shkencëtarët suedezë, në studimin e publikuar në revistën shkencore të Unionit Evropian – “Horizon”, janë përqendruar në studimin e oksitocinës, kimikalie e njohur si “hormon i dashurisë”, të cilin e tajitin edhe qentë, dhe njerëzit, transmeton Telegrafi.


Ky hormon nxit forcimin e lidhjeve “shoqërore” midis njerëzve dhe kafshëve dhe është jashtëzakonisht ndërmjetës i rëndësishëm në lidhjen midis qenit dhe njeriut.

Hulumtuesit kanë bërë eksperiment gjatë të cilit disa qenve në hundë u kanë spërkatur oksitocinë, ndërkaq qenve të tjerë ujë të zakonshëm, dhe menjëherë u kanë kërkuar t’i zgjidhin detyrat.

Qentë me oksitocinë më shpejt kanë kërkuar ndihmën e pronarit sesa ata të cilët në hundë kanë qenë të spërkatur me ujë të zakonshëm.

Shkencëtarët konsiderojnë që dhënia e oksitocinës njerëzve me çrregullime psikologjike ka pasur efekt terapeutik.

Karakteristika e autizmit dhe e skizofrenisë është ajo që personi i sëmurë nuk kërkon ndihmë nga të tjerët, ndërsa marrja e hormonit u ka ndihmuar në vendosjen e komunikimit më të mirë dhe i ka nxitur të kërkojnë ndihmë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori