LAJMI I FUNDIT:

Qentë kanë mustaqe si macet: Dhe ja çfarë u shërbejnë

Qentë kanë mustaqe si macet: Dhe ja çfarë u shërbejnë

Mustaqet, ndër të tjera, ndihmojnë kafshët për të përcaktuar se ku gjenden në hapësirë

Me ndihmën e turinjve dhe mustaqeve, qentë zbulojnë botën, dhe kjo është për shkak të qelizave të Merkel – receptorëve të veçantë në lëkurë që janë të lidhur me mbaresat nervore që e ndihmojnë qenin të orientohet, transmeton Telegrafi.


Këto pjesë kanë një funksion të rëndësishëm, sepse ato ndikojnë në procesin e marrjes së ushqimit, komunikimin me speciet e tjera, por edhe agresionin, mbajtjen e pozicionit të kokës gjatë aktiviteteve të tilla si noti ose lëvizja e kokës.

Me ndihmën e mustaqeve, qentë mund të shohin më mirë një objekt, madje edhe në errësirë, atëherë kur shqisat e tjera janë më të dobëta dhe u japin atyre informacion në lidhje me madhësinë, formën dhe shpejtësinë e objektit në mjedis.

Përfundimet e mustaqeve (lat. Vibrissae), janë plot nerva që dërgojnë informacion në tru.

Në një studim, Live Science gjithashtu ka konstatuar se mustaqet mund të tregojnë se si ndihet një qen. Nëse diçka e kërcënon atë, ai do të drejtojë mustaqet në mënyrë refleksive në atë drejtim.

Shkencëtarët, pra, besojnë se mustaqet luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në sistemin mbrojtës të qenit, kur përballen me grabitqarë, ose qen të tjerë.

Përfundimet e mustaqeve janë plot me nerva që dërgojnë informacion në tru, dhe falë atyre qeni instinktivisht do ta mbajë kokën jashtë ujit kur të gjendet në të.

Ata janë një nga sensorët që e ndihmojnë qenin të skanojë hapësirën në të cilën banon.

Në varësi të racës, varet edhe gjatësia dhe trashësia e mustaqeve. Ato gjithashtu mund të shkurtohen te qentë, sepse nuk ka receptor të dhimbjes në to, por kjo sigurisht nuk rekomandohet, sepse mund të çorientohet derisa t’u rriten përsëri. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Binjakët: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori