LAJMI I FUNDIT:

Qentë endacakë, paditet Komuna e Prishtinës, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Qentë endacakë, paditet Komuna e Prishtinës, Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe dy qytetarë të Kosovës, të cilat janë sulmuar nga qentë endacakë, kanë paraqitur padi për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe për kompensim të dëmit.

Për këtë, në Komuna e Prishtinës nuk kanë dashur të flasin e nuk kanë dhënë detaje as për planet e tyre për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi.

Qentë endacakë janë bërë shumë problematik për kryeqytetin dhe vazhdojnë të jenë pengesë për qytetarët që të ecin lirshëm në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Ka shumë raste kur qytetarët ishin sulmuar nga qentë në rrugët Prishtinës.

Sulmet nga qentë endacakë - GLPS dhe dy qytetare padisin institucionet
Lexo po ashtu Sulmet nga qentë endacakë - GLPS dhe dy qytetare padisin institucionet

Ndërsa një rast të tillë e kishte përjetuar edhe Kosovare Bajraktari, e cila  ka rrëfyer ngjarjen.

“Ishte koha pak e ftohtë edhe papritmas e kam pa që mu kanë vërsul një tufë me qen dhe në atë moment nuk kam ditë si me reagojë. Asnjëherë nuk jam frikësuar nga qentë endacakë por tash që kam përjetuar sulmin nga ta, tani i kam fobi”, ka thënë, Kosovare Bajraktari – Qytetare.

E për këtë, ajo bashkë me Grupin për Studime Juridike dhe Politike kanë ngritur padi për mosveprim të organeve shtetërore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe për kompensim të dëmit.

Nga GLPS treguan se kjo padi është paraqitur kundër Ministrisë së Bujqësisë,  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Komunës së Prishtinës

“GLPS dhe qytetarët paditëse synojnë që përveç kompensimit të dëmit material dhe jo material, që  Ministria e Bujqësisë, AUV dhe Komuna e Prishtinës ta zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe ti marrin masat e duhura për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga qentë endacak”, ka theksuar Donika Çeta – Eksperte ligjore GLPS.

RTVD ka kërkuar qëndrim nga institucionet e paditura por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Pos kësaj, Komuna e Prishtinës as nuk ka treguar se a është afër një zgjidhje për zgjidhjen e problemit me qen endacakë në kryeqytet.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori