LAJMI I FUNDIT:

Qeni tregoi dhëmbët, reagimi i maces bëhet hit

Qeni tregoi dhëmbët, reagimi i maces bëhet hit

Qentë dhe macet janë armiqtë më të këqij – ky është një supozim që ekziston që prej shumë shekujsh.

Megjithëse ka prova të mjaftueshme për ta hedhur poshtë këtë, nuk është e pavend të tregohet edhe një herë se sa miqësi të mrekullueshme mund të krijojnë këto kafshë.

Charlie retriever i artë dhe macja Marshmallow janë heronjtë e videove të lezetshme të postuara në TikTok.


@jenny117217Marshmallow and Charlie share a special bond ??♬ original sound – Jenny

Jenny Burrell vendosi të tregojë se si i kalojnë ditët dyshja dhe ka kapur momentin e adhurueshëm në kamera.

Marshmallow vendosi të bashkohej me Charlie për një sy gjumë pasdite në qilimin e dhomës së ndenjes.

Macja fërkon me dashuri grykën e qenit, gjë që i pëlqen në fillim. Në një moment, Charlie hap gojën kërcënuese, por Marshmallow më pas e godet butësisht në surrat me putrën e tij dhe menjëherë heq dorë nga ajo që po bën. Qeni dhe macja më pas struken me njëri-tjetrin, gati për të fjetur. /Telegrafi/