LAJMI I FUNDIT:

Qeni që për kafshë shtëpiake ka peshqit

Qeni që për kafshë shtëpiake ka peshqit

Nuk ka asgjë më të këndshme se një miqësi e pazakontë në mes të kafshëve, dhe ne e kemi edhe një miqësi tjetër e cila do t’ua ndreq ditën tuaj – një lidhje e pazakontë në mes të një qeni me peshqit e tij.

Morty, qeni i racës “corgi” ka marrë famë në TikTok falë fiksimit të tij me peshqit “koi” në pellgun e familjes së tij. Një video e kësaj miqësie të pazakontë është parë mbi 8.8 milionë herë, me përdoruesit nga e gjithë bota të kapluar nga dashuria mes tyre.


Pronari i Morty e postoi një përmbledhje të disa videove në platformën e rrjeteve sociale, duke shfaqur admirimin e qenit për peshqit me ngjyrë të verdhë dhe portokalli që ndodheshin në pellg, përcjell Telegrafi.

Pamjet fillojnë nga filmimi i Morty i cili shikon në ujë dhe pastaj duke u endur rreth pellgut duke ndjekur peshqit. Në mbishkrimin e videos shkruhet: “Ne e pastruam pellgun tonë dhe ky ishte reagimi i Morty”, shkruan Mirror.

@mapleandmortycorgi We had our pond cleaned and this was Morty’s reaction! #dogsoftiktok #petsoftiktok #dogtok ♬ the winner takes it all – november ultra

Pronari i tij thotë: “Morty i dashuron peshqit e tij. Ai i viziton peshqit sa herë del në oborr. Ai është shumë kurioz rreth tyre. Ai madje kishte rënë në pellg një herë pasi që ishte shumë i emocionuar në lidhje me ta”.

“Ne e pastruam pellgun tonë dhe Morty e pa se sa i cekët ishte uji në të. Ai shikoi drejt pellgut për një kohë. Ai sillej furishëm rreth pellgut duke i kërkuar peshqit e tij. Ne mendojmë se ai ishte i shqetësuar për të”, vazhdoi ai.

Pamjet emocionale tregojnë qenin duke rënë në panik pasi që nuk mund t’i sheh shokët e tij të ngushtë në ujë.

Video në TikTok përfundoi në një mënyrë dramatike, me shikuesit që ndanë dhimbjen e tyre me Morty-n.
“Ju lutem, kthejini peshqit menjëherë”, shkroi një prej tyre, përderisa një tjetër tha: “Kthejini peshqit ose unë do e thërras policinë”.

“Pellgu tani është pastruar, dhe shokët e Morty janë rikthyer sigurt në shtëpinë e tyre” bëri të ditur pronari i tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Videoja e djalit bëri xhiron e botës - ai shikoi kamerën dhe krijoi kaos në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori