LAJMI I FUNDIT:

Qendrat turistike në Maqedoni përplot me mysafirë për festën e Pashkëve

Qendrat turistike në Maqedoni përplot me mysafirë për festën e Pashkëve

Rritet numri i mysafirëve në qendrat turistike të Maqedonisë gjatë festave të Pashkëve dhe fundjavës së zgjatur. Kapacitetet për akomodim në Dojran janë plotësuar tërësisht, Ohri dhe riviera numërojnë kryesisht turistë vendor dhe turistë prej shteteve fqinje, ndërsa në Berovë kërkohen më shumë vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsye për vizitueshmërinë është edhe përputhja e festës tek të krishterët dhe katolikët. Në kafenetë e Ohrit dhe në resotrane është përlot me mysafirë edhe për shkak të motit të mirë.


Nga Byroja turistike, njoftojnë se kapacitete në Dojran janë tërësisht të mbushura edhe ato private edhe ato komerciale. Vlerësimi është se janë mbi 10 mijë turistë, shumica vendorë.

Rezervimet për qendrat turistike kanë në vijim edhe për festat e majit./Telegrafi/