LAJMI I FUNDIT:

Qendrat e Inovacionit, tregim i suksesit të fëmijëve të Kosovës (Video)

Qendrat e Inovacionit, tregim i suksesit të fëmijëve të Kosovës (Video)

Hapësirat krijuese që lidhen me zhvillimin e teknologjisë, janë kthyer në arena ku të rinjtë po shpalosin talentin e tyre në inovacion.

Në qytetin e Pejës dhe Gjakovës janë funksionalizuar ambientet e tilla, ku shumë nxënës dhe adoleshentë po tregojnë talentin e tyre të veçantë.


Ata përmes shpikjeve të tyre shpresëdhënëse, po bëhen shembull për bashkëmoshatarët.

CEDx, është njëra nga vendet ku të pejanët e vegjël po e shprehin potencialin e madh të tyre që e kanë në fushën e teknologjisë.

Njëri nga themeluesit e kësaj hapësire ka theksuar, Edmond Laja ka thënë  për Telegrafin se, ndonëse i kanë vetëm tre muaj nga fillimi i punës së tyre, interesimi për tu bërë pjesë e CEDx është shumë e madhe.

Sipas tij, qëllimi i kësaj qendre ka qenë që edhe qyteti i Pejës të jetë pjesë e vendeve ku ofrohen mundësi të tilla zhvillimi.

“Ne bashkëthemeluesit e kemi një moshë mesatare të re, diku rreth 23 vjecare dhe jemi të angazhuar në industritë përkatëse”, ka shtuar Laja.

Hapësira tjetër me kushte dhe ambient mbresëlënës është BONEVET në qytetin e Gjakovës, e cili ka tash e tri vite që vepron në këtë komunë.

Arbër Lleshi, drejtor ekzekutiv i BONEVET në Gjakovë, ka theksuar për Telegrafin se nëpër këtë qendër kanë kaluar mbi 1000 mijë persona, të cilët kanë zhvilluar dhe praktikuar aftësitë e tyre në krijuese.

Sipas tij, synimi i tyre është që ky vend të shërbej edhe si hapësirë  plotësuese për arsimin në vend.

“Ne synojmë që nga kjo qendër të dalin Elon Musk dhe Stive Jobs të rinj, e të cilat do ta përmirësojnë dhe ndryshojnë imazhin dhe gjendjen në Kosovë”, ka shtuar Lleshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori