LAJMI I FUNDIT:

Qendra stërvitore e Fiorentinës do të emërohet sipas Davide Astorit

Qendra stërvitore e Fiorentinës do të emërohet sipas Davide Astorit

Mijëra adhurues të futbollit kanë qarë pasi morën vesh se ka vdekur reprezentuesi i Italisë.

Davide Astori ka ndërruar jetë më 4 mars të këtij viti në një dhomë hoteli në qytetin e Udines.


Futbollisti italian pas rezultateve të autopsisë është konstatuar se ka vdekur si pasojë e ndaljes së zemrës.

Kryetari i Firences, Dario Nardella ka pohuar se qendra stërvitore e skuadrës së Fiorentinës do të mbart emrin e lojtarit.

” Davide Astori nuk do të mbetet vetëm në zemrat tona, por emri i tij do të jetë gjithmonë i lidhur me Firences. Qendra sportive e Fiorentinës do të emërohet sipas kapitenit tonë. Ne arritëm një ujdi, një zgjidhje të përbashkët me kompaninë Viola dhe familjen e Davides”, shkruan në llogarinë personale të Twitterit, Nardella.

Për shkaqe natyrore, puna e zemrës së tij është ngadalësuar në vazhdimësi, derisa është ndalur.

Autopsinë e kanë kryer doktori i Patologjisë Vaskulare në Universitetin e Padovas, Gaetano Thiene dhe eksperti i Anatomisë Patologjike, njëherësh profesor i Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Udines, Carlo Moreschi. /Telegrafi/