LAJMI I FUNDIT:

Qen apo mace, kjo kafshë po i befason shikuesit (Foto)

Qen apo mace, kjo kafshë po i befason shikuesit (Foto)

Në rrjetin social Twitter, është postuar fotografia e një kafshe shtëpiake që nuk dihet nëse është qen apo mace.

Meqenëse gjallesa është shumë leshatore, veshët e saj janë komplet të mbuluar duke e bërë të vështirë definimin, se çfarë mund të jetë, transmeton Telegrafi.


Madje, edhe sytë i ka shumë të çuditshëm, që i përngjajnë të dyja krijesave.

“Është qen apo mace” e ka pyetur dikush në komente pronarin e saj, por përgjigjja që e ka marrë është shumë bizare.

“As vet nuk e di” ka shkruar pronari, duke lënë shikuesit vetëm të hamendësojnë se çfarë mund të jetë. /Telegrafi/

qen-apo-mace-kjo-kafshe-po-i-befason-shikuesit-foto