LAJMI I FUNDIT:

Që nga fillimi i agresionit, hakerë të lidhur me qeverinë ruse kanë kryer qindra sulme kibernetike kundër Ukrainës

Që nga fillimi i agresionit, hakerë të lidhur me qeverinë ruse kanë kryer qindra sulme kibernetike kundër Ukrainës

Një pjesë e grupeve të hakerëve të lidhur me qeverinë ruse kanë kryer qindra sulme kibernetike kundër Ukrainës që nga fillimi i agresionit nga Moska, tha në një raport të mërkurën gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft.

Raporti shtoi se në taktikat e luftës “hibride”, Rusia shpesh përputh sulmet kibernetike me sulmet ushtarake në fushën e betejës.


“Duke filluar pak para pushtimit, ne kemi parë të paktën gjashtë aktorë të veçantë të shteteve-kombe të lidhura me Rusinë të nisin më shumë se 237 operacione kundër Ukrainës”, tha Microsoft, që po punon me ekspertë ukrainas të sigurisë kibernetike dhe kompani private për të luftuar sulme të tilla.

Në raport thuhet se lufta kibernetike përfshin “sulme shkatërruese që janë në vazhdim dhe kërcënojnë mirëqenien civile”.

Në javën e parë të pushtimit, raporti thoshte se hakerët rusë sulmuan një transmetues të madh mediatik ukrainas në “të njëjtën ditë që ushtria ruse njoftoi synimin e saj për të shkatërruar objektivat e ‘dezinformimit’ të Ukrainës dhe drejtoi një sulm me raketa kundër një kulle televizive në Kiev”.

Raportohet se qëllimi i sulmeve të tilla të koordinuara ishte të “prishnin ose degradonin funksionet e qeverisë dhe ushtarake të Ukrainës dhe të minonin besimin e publikut në të njëjtat institucione”.

Microsoft tha se kishte gjurmuar pothuajse 40 sulmet shkatërruese kibernetike, që kishin në cak qindra sisteme, një e treta e të cilave kishte shënjestuar drejtpërdrejt organizatat qeveritare të Ukrainës në të gjitha nivelet, nga ai kombëtar në atë lokal, ndërsa 40 për qind kishte shkuar pas infrastrukturës kritike.

Disa nga këto ishin të ashtuquajturat “sulmet fshirëse”, të cilat fshijnë të dhënat jetike në sistemin kompjuterik të hakuar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori