LAJMI I FUNDIT:

Që 5 vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, po rritet numri i policëve që po e braktisin punën

Që 5 vjet nuk janë blerë uniforma për Njësinë Speciale, po rritet numri i policëve që po e braktisin punën

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka raportuar sot në Komisionin për Siguri, ndërsa ndër të tjera theksoi se po rritet numri i personave që po e braktisin Policinë.

Mehmet para deputetëve të Kuvendit po ashtu tha se ka 5 vjet që nuk janë blerë uniforma të reja për Njësinë Speciale të Policisë.


“Që 5 vjet nuk është ble uniformë për Njësinë Speciale…”, tha ndër të tjera Mehmeti.

Mehmeti: Në testin për policë ishin pyetje të shkollës fillore ose të mesme - aplikuan mbi 11 mijë kandidatë, e kaluan vetëm njëmijë
Lexo po ashtu Mehmeti: Në testin për policë ishin pyetje të shkollës fillore ose të mesme - aplikuan mbi 11 mijë kandidatë, e kaluan vetëm njëmijë

Ai po ashtu tha se po vërehet një rritje e numrit të policëve që po lëshojnë punën.

“Trendi i lëshimit të punës fatkeqësisht po rritet… Nuk i kam shifrat e sakta tani, por po e vërejmë që po rritet…”, u shpreh Mehmeti.

Ai ka folur po ashtu rreth rastit të fundit, ku janë arrestuar rreth 50 policë.

“Nuk mendoj që është dëmtu imazhi, përkundrazi mendoj që integriteti i Policisë mbrohet nëse i largojmë njerëzit që dyshohen për korrupsion. Jo të gjithë ndoshta janë të korruptuar, ose kanë kryer vepra. Na nuk e dimë. Unë e di që na duhet me pas zero tolerancë. Nuk mendoj që ka ndodhë mirë, por mendoj që imazhi i Policisë ruhet në këtë formë. Jemi duke bërë analizë, hetimi i IPK-së është në një fazë delikate. S’mundemi në këtë fazë me marrë shumë veprime rreth punës së përgjegjësisë…”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori