LAJMI I FUNDIT:

Qazim Osmani pushton mediat serbe për jetën private

Qazim Osmani pushton mediat serbe për jetën private

Qazim Osmani vazhdon të jetë personazh i përmendur në mediat serbe, për shkak të romancave të tij me emra të famshëm të estradës së vendit fqinj.

Vetëm një javë pasi ai u fotografua me drejtuesen televizive Natasa Petrovic, biznesmeni shqiptar është raportohet se i është rikthyer në kraharor këngëtares malazeze Manda Popovic.


Siç shkruan tabloidi serb Alo, Qazimi, i njohur me nofkën Felix, i është rikthyer dashurisë së vjetër me të cilën është fotografuar nga paparacët në jahtin e tij luksoz në bregdetin e Malit të Zi.

Por, Telegrafi mëson nga burime të sigurta se Qaza nuk i është kthyer të dashurës, ai po pushon me miqt e tij në Mal të Zi, më saktësisht në Budva dhe se ky raportim i mediave serbe bjen poshtë dhe është i pasakt.

Në njërën prej fotografive Felix shoqërohet edhe nga ish-ministri i Kulturës së Kosovës, Astrit Haraçia.

Dyshja më herët ishin ndarë për shkak të shpërthimit të spekulimeve se Felixi ishte parë në një jaht me drejtuesen e televizionit boshnjak “Pink BH”, Natasa.

Milioneri nga Kosova i cili vepron në Gjermani më herët ka qenë në lidhje edhe me këngëtaren serbe Ana Nikolic, madje duke nxitur edhe sherre në mes të saj dhe të dashurës së tashme Manda. /Telegrafi/