LAJMI I FUNDIT:

Qatar Airways triumfon sërish – aviokompania për herë të gjashtë shpallet më e mira në botë

Qatar Airways triumfon sërish – aviokompania për herë të gjashtë shpallet më e mira në botë

Qatar Airways, është aviokompania që sërish fitoi epitetin e më të mirës në avio-industrinë – duke u renditur për herë të gjatë si më i mira pavarësisht që në garë ishin edhe 350 aviokompani tjera.

Në vendin e dytë është renditur Singapore Airlines, e ndjekur nga pas nga ANA All Nippon Airways dhe Emirates, transmeton Telegrafi.


Lëre që u shpall si më e mira, por fitoi edhe në kategoritë si World Best Business Class, World Best Business Class Seat, World Best Business Class Airline Lounge dhe Best Business Class Onboard Catering.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të aviokompanive që arritën të futen në listën e 40 më të mirave, ku brenda fluturakeve të tyre nuk mungon asgjë – nga luksi e deri te rehatia dhe shërbimi cilësor. /Telegrafi/