LAJMI I FUNDIT:

Qasje inovative në trajtimin e sëmundjeve muskulo-skeletore

Qasje inovative në trajtimin e sëmundjeve muskulo-skeletore

Një sistem i shëndetshëm muskulo-skeletor është thelbësor për të mbajtur një jetë të shëndetshme dhe aktive. Çrregullimet muskulo-skeletore janë një nga problemet më të zakonshme shëndetësore sot dhe mund të prekin njerëzit e të gjitha moshave. Çdo problem në këtë sistem mund të ndikojë drejtpërdrejt në lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetesës sonë. Prandaj, diagnoza e hershme dhe trajtimi efektiv i këtyre problemeve janë të rëndësishme.

Problemet e zakonshme ortopedike

Çrregullimet muskulo-skeletore mund të prekin cilindo nga indet që përbëjnë këtë sistem. Më i shpeshti nga këto çrregullime është osteoartriti. Osteoartriti, një sëmundje e artikulacioneve e karakterizuar nga konsumimi i kërcit artikular, është më i zakonshëm në gjunjë, këllk, duar dhe shpinë. Shkakton simptoma të tilla si dhimbje, ngurtësim, diapazon të kufizuar të lëvizjes dhe ënjtje në artikulacion. Frakturat e shkaktuara nga traumat ose aksidentet janë gjithashtu të zakonshme. Frakturat e këllkut nga rrëzimet janë të zakonshme te të moshuarit. Disqet prej kërci në gju, të quajtur menisk, mund të çahen, ose ligamentet e kryqëzuara të përparme në gjunjë mund të çahen ose të këputen, veçanërisht tek atletët dhe te të moshuarit. Faktorë të tillë si ngritja e peshave, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe lëvizjet e pakujdesshme bëjnë që disqet në shtyllën kurrizore të zhvendosen dhe të shtypin nervat, duke shkaktuar sëmundjen e hernies diskale. Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion të artikulacioneve. Mund të prekë shumë artikulacione, veçanërisht këllkun. Shkakton dhimbje, ënjtje dhe lëvizje të kufizuar në artikulacion. Ndonjëherë indi kockor fillon të vdesë për shkak të uljes ose ndalimit të qarkullimit të gjakut në indin e kockave. Kjo situatë, e quajtur osteonekrozë, shkakton dhimbje të forta dhe lëvizje të kufizuar. Është më e zakonshme në këllk. Një problem i quajtur kalcifikim shpesh ndodh si rezultat i konsumimit të kërcit në artikulacion dhe ngushtimit të hapësirës së artikulacioneve.

Diagnoza e çrregullimeve muskulo-skeletore kërkon konsultim me një kirurg ortoped. Kirurgu ortoped do të pyesë për historinë dhe simptomat tuaja mjekësore dhe do të kryejë një ekzaminim fizik. Nëse është e nevojshme, ai ose ajo mund të kërkojë gjithashtu teste imazherike si grafi, MRI ose CT.

Trajtimi për problemet ortopedike

Trajtimi varet nga lloji dhe grada e sëmundjes. Për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin shpesh mund të përdoren medikamentet. Këto medikamente mund të përfshijnë një sërë ilaçesh, të tilla si qetësues dhimbjesh, ilaçe anti-inflamatore ose steroide. Mund të rekomandohet aktiviteti fizik. Fizioterapia mund të përdoret për të forcuar muskujt, për të rritur diapazonin e lëvizjes së artikulacionve dhe për të zvogëluar dhimbjen.

Kirurgjia mund të jetë e nevojshme në rastet që nuk i përgjigjen këtyre trajtimeve ose në rastet kur sëmundja ka pasoja të rënda. Opsioni më i përshtatshëm i trajtimit për çdo pacient varet nga karakteristikat e sëmundjes, shëndeti i pacientit dhe reagimi i pacientit ndaj trajtimit. Disa nga trajtimet më të zakonshme kirurgjikale janë:

Kirurgjia me Protezë

Operacionet e zëvendësimit të këllkut janë procedura kirurgjikale që zëvendësojnë indet e dëmtuara ose të degraduara të artikulacionit të këllkut me një protezë. Operacionet e zëvendësimit të gjurit janë procedura kirurgjikale që zëvendësojnë indet e dëmtuar ose të degraduara të artikulacionit të gjurit me një protezë. Operacionet zëvendësuese kryhen për të ndihmuar pacientët të rifitojnë lëvizshmërinë dhe të përmirësojnë cilësinë e jetesës së tyre, duke eliminuar probleme të tilla si lëvizshmëria e kufizuar dhe humbja e funksionit të artikulacioneve.

Kirurgjia intra-artikulare

Artroplastika është një procedurë kirurgjikale që heq indin e dëmtuar nga artikulacioni dhe riparon sipërfaqet e artikulacioneve. Riparimi i meniskut është një procedurë kirurgjikale për të riparuar strukturat e çara ose të dëmtuara të meniskut brenda artikulacionit të gjurit. Rindërtimi i ligamentit të kryqëzuar të përparmë synon të rindërtojë ose të riparojë ligamentin e kryqëzuar të përparmë që është këputur ose dëmtuar në artikulacionin e gjurit.

Kirurgjia e shtyllës kurrizore

Kirurgjia e shtyllës kurrizore është termi i përgjithshëm për procedurat kirurgjikale të projektuara për të korrigjuar problemet strukturore në shtyllën kurrizore ose për të lehtësuar shtypjen e nervave në shtyllën kurrizore. Këto procedura përdoren për të trajtuar probleme të tilla si dhimbjet e shpinës ose të qafës, shtypjen e nervave dhe skoliozën. Diskektomia është procesi i heqjes ose zvogëlimit të pjesshëm ose të plotë të përmbajtjes së një disku në pjesën lumbare të shtyllës kurrizore për probleme si hernia diskale. Shkrirja e shtyllës kurrizore është një procedurë kirurgjikale që bashkon segmentet e shtyllës kurrizore dhe shkrin/bashkon kockat. Kjo procedurë përdoret për të trajtuar probleme të tilla si paqëndrueshmëria e shtyllës kurrizore, frakturat e shtyllës kurrizore ose lakimi i shtyllës kurrizore.

Riparimet e muskujve dhe tendinëve

Riparimi i muskujve dhe tendinëve është një procedurë kirurgjikale për të riparuar muskujt dhe tendinët e krisur/çarë ose të dëmtuar. Përdoret për të rivendosur stabilitetin e artikulacioneve.

Pas operacionit mund të rekomandohet fizioterapi

Pacientët që kanë humbur lëvizshmërinë për një periudhë të gjatë dhe pacientët që duan t’u rikthehet shëndeti pas operacionit në mënyrë sa më të shpejtë dhe të rehatshme, mund të kenë nevojë për fizioterapi për të ndihmuar në rikuperimin e tyre pas operacionit. Fizioterapia tradicionale është një metodë e rëndësishme trajtimi që ndihmon pacientët të rifitojnë lëvizshmërinë dhe forcën. Megjithatë, sot, me avancimin e teknologjisë, aplikimet robotike të fizioterapisë po bëhen më të zakonshme. Këto aplikacione mund ta bëjnë procesin e trajtimit më efektiv dhe më të rehatshëm për pacientët.

Rehabilitimi i asistuar robotik

Pajisjet robotike të ushtrimeve, që përdoren veçanërisht në procesin e rehabilitimit, janë të pajisura me sensorë dhe softuer të specializuar për të rritur lëvizshmërinë e pacientit dhe për të rifituar forcën e muskujve. Këto pajisje analizojnë lëvizjet e pacientit dhe japin reagime për të ndihmuar pacientin të arrijë rezultate më efektive. Rehabilitimi robotik lehtëson procesin e fizioterapisë duke reduktuar barrën e pacientit dhe duke e ndihmuar me lëvizjen. Mund të jetë veçanërisht efektiv në rehabilitimin pas operacionit të shtyllës kurrizore ose artikulacioneve. Për më tepër, teknologjia e realitetit virtual e shtuar në këto pajisje krijon një mjedis motivues për fizioterapinë dhe e bën procesin e rehabilitimit më të këndshëm. Pacienti mund të fitojë forcë dhe fleksibilitet duke kryer ushtrime të ndryshme në një mjedis virtual.

Këto pajisje robotike të miratuara nga FDA përdoren në spitalet Acibadem për ta bërë procesin e trajtimit më efektiv dhe më të rehatshëm për pacientët. Çdo pajisje menaxhohet me kujdes nga mjekë të specializuar dhe personel mjekësor dhe krijohen plane trajtimi të personalizuara sipas nevojave të pacientit.

ACIBADEM, Zgjedhja e duhur

Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acibadem shquhet për opsionet e tij inovative të rehabilitimit robotik në kirurgjinë ortopedike dhe rezultatet e saj. Para operacionit bëhet një vlerësim i detajuar nga mjekë të specializuar dhe institucione teknologjike dhe përcaktohet plani më i përshtatshëm i trajtimit. Gjatë operacionit kryhen procedura të sigurta dhe efektive duke përdorur pajisjet më të fundit teknologjike. Në periudhën pas operacionit, opsionet e rehabilitimit robotik përshpejtojnë procesin e shërimit të pacientit, rrisin forcën e muskujve dhe mbështesin rikuperimin funksional. Duke përdorur pajisje robotike si LOKOMAT, pacientët rifitojnë lëvizshmërinë dhe me programe fizioterapie të përshtatura për nevojat individuale arrihen rezultate optimale. Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acibadem ofron shërbime të sigurta, efektive dhe të personalizuara të kujdesit shëndetësor për pacientët e tij me stafin e tij me eksperiencë, me ambientetmm moderne dhe me pajisjet e rehabilitimit robotik.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrën e Informacionit të Acibadem në Prishtinë.

Rruga: “İbrahim Lutfiu”, 2C Prishtinë Kosovë, Prishtinë 10000

TEL: +383 382 340 04
TEL: +383 495 634 00
E-MAIL: kosovo@acibadem.com
WEB: www.acibadem.al

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori