LAJMI I FUNDIT:

Përgjigje të pyetjeve që shpesh i parashtrohen klinikës New Born

Përgjigje të pyetjeve që shpesh i parashtrohen klinikës New Born
Photography for NewBorn Fertility Clinic Photo by Vase Amanito copyright © 2021 Vase AMANITO, All rights reserved

New Born Clinic ka ndarë me lexuesit disa terme dhe spjegime rreth praktikave të punës dhe teknikave që i përdorin për të bërë prindërit e lumtur, duke ju mundësuar gëzimin e të pasurit fëmijë.

Çfarë është inseminimi?


Inseminimi është teknikë e përdorur në pacientët që kanë numër të reduktuar të spermatozoidëve.

Së pari, te pacientja vërtetohet nëse ovulacioni i saj është në rregull, nëse ovulimi është i rregullt dhe ditën kur do të jetë ovulimi i saj, kryhet vetë inseminimi.

Që të ndodhë kjo, fillimisht partneri duhet të bëjë test spermogrami ku do të shihet se numri i spermatozoideve është ulur. Do të thotë se lëvizshmëria e spermatozoideve është në rregull, pamja dhe morfologjia e tyre është e mirë, por numri është i reduktuar.

Në atë rast, partneri lë material në ditën e inseminimit, materiali përpunohet nga embriologët, me medium të posaçëm dhe më vonë veçohen vetëm spermatozoidet lëvizëse për t’u injektuar në mitrën e pacientit me një kateter të hollë dhe të lehtë.

Sa janë mundësitë për sukses me embrionet e ngrira?

Teknika e transferimit me embrione të ngrira përdoret gjithnjë e më shpesh sepse embrionet që ngrihen janë mjaft cilësore, më vonë kur shkrihen kontrollohet edhe cilësia dhe zhvillimi i tyre dhe më vonë kryhet transferimi. Në këtë moment theksi dhe fokusi vihet vetëm tek endometriumi i pacientit, i cili duhet të jetë me trashësi adekuate dhe theksi vihet tek embrioni, i cili duhet të jetë cilësor dhe me zhvillim të mirë. Më vonë transferimi kryhet nga persona të specializuar në kryerjen e kësaj teknike shpejt, lehtë dhe me efikasitet. Nëse respektohen këto tre parametra, shanset për sukses me embrionet e ngrira janë të larta dhe mund të jenë mbi 50%.

Mutacione gjenetike gjatë kohës së In vitro

Shpesh herë kur bëhet fjalë për pacientë që kanë shtatzëni të pasuksesshme dhe tek të cilët janë kryer procedura in vitro ose që kanë kryer disa aborte spontane, duhet parë arsyeja që ka çuar në këtë situatë. Zakonisht te pacientët kërkojmë të bëjnë kariotip për të parë nëse ka ndonjë ndryshim gjenetik në përbërjen dhe numrin e kromozomeve të tyre. Kemi edhe pacientë tek të cilët tashmë është zbuluar sëmundje monogjenetike, që do të thotë se është sëmundje që shkaktohet nga një gjen i vetëm dhe që ka mundësi të transmetohet tek pasardhësit e tyre. Te pacientët e tillë, ne rekomandojmë këshillim gjenetik për të parë se cilat janë shanset që mutacione të tilla gjenetike t’u kalohen pasardhësve, ose në pacientët që kanë kariotip normal, që do të thotë se kanë numër dhe strukturë normale të kromozomeve, ndërsa thjesht ndodhin aborte të tilla spontane ose ndodhin pamundësi për të arritur shtatzëninë pavarësisht se marrim embrione të shëndetshme dhe cilësore gjatë procedurës in vitro, rekomandohet të bëhet analizë gjenetike para implantimit për të parë nëse ka ndonjë problem gjenetik në embrionet që krijohen gjatë vetë procedurës.

Vetë analiza kryhet me biopsi të qelizave nga embrionet e marra edhe atë qoftë në ditën e tretë apo të pestë, në varësi të analizës që do të përgatitet dhe laboratoria që do të kryejë analiza të tilla. Menjëherë pas biopsisë së qelizave nga embrionet, të cilat do të përfaqësojnë përfaqësuesit e tyre gjenetikë, ato ngrihen ose kriokonservohen në atë cikël, kështu që transferimi i embrionit nuk do të bëhet në atë cikël, derisa të merren rezultatet e laboratorit gjenetik. Ajo periudhë pritje mund të jetë rreth dy javë dhe për këtë arsye është e nevojshme ngrirja e tyre, do të thotë individualisht me epruveta të shënuara në mënyrë strikte në mënyrë që të dimë se kur do të merren rezultatet për të ditur se cili embrion ka çfarë strukture gjenetike. Kur merren rezultate të mira nga embrionet, vetëm ato embrione që kanë përbërjen normale gjenetike shkrihen dhe ato i transferohen gruas në një nga ciklet e saj të mëpasshme.

Cilat janë këshillat për dy javët e para të transferimit të embrionit për njerëzit me ankth të lartë?

Çiftet që përballen me infertilitet dhe që kalojnë procedurat in vitro po përballen me vuajtje të thellë emocionale, si do të jetë rezultati i gjithë kësaj procedure in vitro, si do të jenë ekzaminimet, si do të jetë terapia hormonale, ndërsa veçanërisht frika mbizotëron tek ata dy javë pas transferimit të embrionit deri në pritjen e testit b-hCG-to, pra testin për rezultatin e vetë procedurës in vitro.

Femrat kanë energji të mahnitshme dhe janë plotësisht të përkushtuara për të realizuar ëndrrën e tyre, që është ëndrra për t’u bërë nëna, kështu që rruga drejt procedurës së suksesshme in vitro, përveç kësaj, nëse lëmë mënjanë gjenetikën e embrionit dhe vetë çiftit, më së shumti është e nevojshme që pacientët të jenë të disiplinuar, të kenë durim, të kenë qetësi, të kenë mbështetje nga njerëzit më të afërt, nga partneri, të kenë besim të mirë te mjeku që do të kryejë të gjithë procedurën si dhe në ekipin e embriologëve dhe infermierëve.

Është interesant fakti që psikoterapistët më të mirë që punojnë në fushën e riprodhimit të asistuar japin disa këshilla gjatë atyre dy javëve pritje të rezultatit in vitro, që është thjesht shkëputja e pacientëve nga rrjetet sociale, shkëputja nga forumet, sepse te këto pacientë mund të rritet stresi. Pra, rrjetet sociale mund të rrisin edhe më shumë frikën dhe stresin e pacientëve, sepse ata thjesht janë të vërshuar nga emocionet e të tjerëve, d.m.th. ndjenjat e të tjerëve, dhe me këtë ata mund të dëmtojnë gjendjen e tyre emocionale nga situata e të tjerëve. Për këto arsye, konsiderohet e nevojshme të shkëputemi nga ajo energji negative, mendimet negative, shpesh duhet të jemi të rrethuar nga njerëz pozitivë, me energji pozitive rreth nesh. Thjesht, ndoshta duke parë komedi të mira, duke shkuar në teatër, duke dëgjuar muzikë të mirë duke lexuar një libër të mirë, thjesht për të shkundur mendimet negative dhe për të reduktuar frikën e pritshmërive të rezultatit të in vitro. Gjithashtu një tjetër sugjerim i mirë nga këta psikoterapistë është të qani. Nëse ju pushtojnë ndjenja të tilla, thjesht qani sepse e qara do të largojë trishtimin dhe mendimi pozitiv thjesht do të vijë pas kësaj.

Një libër i mirë, një muzikë e mirë, thjesht të shijosh atë periudhë, madje edhe po të marrësh një rezultat negativ nga in vitro, nuk do të thotë se është fundi i botës. Pra, ne jemi këtu për të ndihmuar për një përpjekje të dytë, për të parë arsyet pse nuk u arrit fekondim in vitro i suksesshëm dhe gjithmonë ekziston një plan B për të arritur atë sukses të përbashkët, pra për të arritur shtatzëninë.

Jini të disiplinuar, durim dhe me mendim pozitiv do të arrijmë suksesin e pritur.

Photography for NewBorn Fertility Clinic
Photo by Vase Amanito
copyright © 2019 Vase AMANITO, All rights reserved

New Born Clinic është institucion privat shëndetësor që ndihmon çiftet në procesin e fekondimit me metodat më të reja. Gjendet në bulevarin Ilinden numër 107 në Shkup. Kontakt telefoni +389 (0) 2 2734 350; +389 (0) 77 443 443 apo mund t’i kontaktoni edhe me email: contact@newborn.mk

Artikull i sponzorizuar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori