U bënë plot vite qëkur u pata ulur për të parën herë në bankat e Gjimnazit. Siç e do zakoni, java fillestare pati kaluar me njohjen e shoqeve e shokëve të klasës dhe të mësimdhënësve. Ishte një lloj deja vu e ciklit të mesëm të ulët, kur pas ndarjes nga mësuesja, numri i arsimtarëve na dukej si aradhe e pafund ushtarake, sigurisht, jo gjithaq miqësore.
Njërën prej ditëve të kësaj jave në gjimnaz, ndër tjerash, në klasën tonë erdhi një profesor. Kishte një stil të veçantë; tek ai, sikur i pamë shkëndijat se nuk do të lëshonte pe në disiplinë gjatë orëve të mësimit, por njëherësh nuk i mungonte as buzëqeshja në fytyrë. Sapo përfundoi procedurat me ditarin (jo me mua), filloi t’i rrekej temave të ndryshme shoqërore, meqë edhe ligjëronte lëndë të kësaj natyre. Dita e mirë shihet n’sabah – thotë populli, dhe pyetjet që na i parashtronte për të provokuar një debat kolektiv në atë grup që ende nuk kishte krijuar një raport të shoqishoqëm, na kishte ngjallur përshtypjen se orët me këtë mësimdhënës nuk do të jenë të bezdisshme. Ashtu edhe doli të jetë; diskutimet me të ishin goxha atraktive.
Sidoqoftë, pak para se të cingëronte zilja, profesori na pyeti nëse kishim ndonjë pyetje a paqartësi rreth temave që u rrahën për rreth dyzet minuta. Një shok ngriti dorën dhe iu drejtua atij: “Profesor, e vërejta se nuk u prezantuat fare. Besoj se harruat, prandaj thashë t’ua kujtoj”. Për një çast – vetë me vete – thashë hallall i qoftë këtij shoku, të cilit ia kisha mësuar emrin vetëm një ditë më parë. Kishte zbuluar një lëshim të pazakontë për një punonjës arsimi.
Profesori buzëqeshi prapë. “Jo, tha ai, nuk më ka dalë mendsh. Po kjo s’ka të bëjë me pyetjet që bëhen në orë të mësimit. Sapo të dal nga dera, këdo që e pyet në korridor se si quhem unë, do të të tregojë. Për këtë arsye, në klasë duhen bërë pyetje për çështje që nuk i ke kuptuar gjatë shtjellimit të leksioneve. Dhe, mbaje mend: mos bëj shprehi të pyesësh për gjëra që mund t’i mësosh vetë.”
Si shumica e klasës, edhe unë, mbeta i shtangur. Ai profesor buzagaz sakaq m’u duk arrogant dhe përçmues ndaj nxënësve. Ndërkohë, ra zilja. Por që javën vijuese e kuptuam që nuk ishte i tillë. Thjesht, kishte një qëndrim më ndryshe.
Me fluturimin e viteve, kur po merrja udhë në rrugëtimin e gjatë të studimeve të larta, i kam rënë në fije asaj fjale të profesorit. Ajo paskësh qenë urtësi më vete, por atëbotë mosha na pamundësonte ta perceptonim siç duhet. Tani, kur shpeshherë më bien në sy pyetje e përgjigje të panumërta dhe po aq të panevojshme në diskursin publik, më sillen vërdallë mendjes ato fjalë të profesorit që u gdhendën në botëkuptimin tim tash e pesëmbëdhjetë vjet më parë.
***
Gjatë javës që lamë pas, në Kosovë ndodhi një rast i çuditshëm: kryeministri dha dorëheqje dhe më pas vazhdoi të ushtronte funksionin e kryeministrit. Për më tepër, ai vendosi që t’ia dërgojë një shkresë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar përgjigje në pyetjen se deri në ç’masë mund t’i shtrihej autoriteti vendimmarrës pasi kishte publikuar aktin e dorëheqjes.
Ja, ky veprim i tij ma përkujtoi rastin me profesorin e gjimnazit dhe porosinë e tij se nuk duhej bërë pyetje, të cilave vetiu mund t’u gjendet përgjigjja. Kështu edhe me ish-kryeministrin: do të mjaftonte që ta lexonte vetë Kushtetutën ose të paktën ta pyeste ndonjë jurist të pavarur nga paga qeveritare dhe përgjigjen do ta kishte në xhep.
Fundja, për çdo gjë nuk pyetet Gjykata Kushtetuese. Zaten, seç e kam një bindje se ndaj pyetjes në fjalë, edhe Gjykata do të përgjigjet si profesori im i gjimnazit. Natyrisht, në stilin e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi