LAJMI I FUNDIT:

Putini ende synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, thotë SHBA-ja

Putini ende synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, thotë SHBA-ja

Presidenti rus Vladimir Putin ende synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës, thonë agjencitë e inteligjencës amerikane.

Megjithatë trupat e Moskës janë dobësuar aq shumë nga luftimet, kështu zyrtarët amerikanë vlerësojnë se janë në gjendje të bëjnë vetëm fitime të ngadalta territoriale, transmeton Telegrafi.


Kjo do të thotë se lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë, thotë Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Avril Haines.

Në mars, Moska i ripërqendroi përpjekjet e saj për të pushtuar zonën e Donbasit të Ukrainës, pasi dështoi të pushtonte Kievin dhe qytetet e tjera.

Mirëpo, Putini ende ka të njëjtat synime si ato që kishte në fillim të konfliktit, tha zyrtarja më e lartë e inteligjencës amerikane, Haines – të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës.

Por, thotë ajo, Rusia nuk ka gjasa ta arrijë këtë qëllim së shpejti.

“Ne perceptojmë një shkëputje midis objektivave ushtarake afatshkurtër të Putinit në këtë fushë dhe kapacitetit të ushtrisë së tij, një lloj mospërputhje midis ambicieve të tij dhe asaj që ushtria është në gjendje të arrijë”, tha ajo në një konferencë të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së.

Që nga dështimi për të arritur qëllimin e saj fillestar për të pushtuar Kievin, Rusia është përqendruar në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit – një zonë e madhe industriale ku Putin pretendon në mënyrë të rreme se Ukraina ka kryer gjenocid ndaj rusisht-folësve.

Forcat ruse kanë arritur avancime atje, duke marrë së fundmi kontrollin e qytetit të Severodonetsk, por përparimi ka qenë i ngadaltë dhe forcat ukrainase kanë bërë rezistencë të fortë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori