LAJMI I FUNDIT:

Putin: Kim Jong-un udhëhiqet nga interesat kombëtare

Putin: Kim Jong-un udhëhiqet nga interesat kombëtare

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur i kënaqur me rezultatin e bisedimeve, që zhvilloi në Vladivostok me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un.

Ai u shpreh se, përfundimet e samitit mund të diskutohen edhe me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.


“Jemi të gjithë të kënaqur me atë çfarë rezultoi nga ky takim, si unë, ashtu dhe kolegët e mi. Udhëheqësi Kim Jong-un është një njeri i hapur dhe kjo çoi drejt diskutimeve të lira, mbi të gjitha çështjet e renditura në agjendë”, tha Putin.

I pyetur nëse Kim Jong-un do të jetë i gatshëm t’i vazhdojë kontaktet me SHBA-të, shefi i Kremlinit u përgjigj se presidenti i Koresë së Veriut do të “udhëhiqet nga interesat e tij kombëtare”, por shtoi se “asgjë nuk mund të zgjidhet pa bisedime” kur vjen fjala te kriza në gadishullin Korean.

Kim Jong-un, i cili po kërkon ndihmë ekonomike dhe zbutje të sanksioneve, në mes të bisedimeve të bllokuara bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha që në fillim të takimit se shpreson në forcimin e marrëdhënieve me Moskën.

Për Jang Se-ho, hulumtues në Institutin e Seulit për Strategjitë e Sigurisë Kombëtare, situata është e qartë, përcjell tch: Peniani ka nevojë për një aleat, ndërsa Moska, që e ka kërkuar me kohë një mundësi për t’u përfshirë më shumë në gadishullin Korean, tani e ka këtë mundësi.

Pasi takimi i Kim Jong-unit dhe Donald Trumpit në Hanoi përfundoi pa marrëveshje, Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur se nuk do të zbusin sanksionet, për sa kohë Koreja e Veriut nuk e bën të qartë anulimin e programit të saj bërthamor.

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori