LAJMI I FUNDIT:

Putin falënderon Trumpin për “parandalimin e sulmeve” gjatë Vitit të Ri

Putin falënderon Trumpin për “parandalimin e sulmeve” gjatë Vitit të Ri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka falënderuar homologun amerikan Donald Trump për ndihmën e ofruar në “prishjen e planeve të terrorizmit” në tokën ruse, sipas një deklarate të Kremlinit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Putin dhe Trump folën në telefon të dielën.


Lidhur me një rast të tillë, Kremlini ka thënë se informacioni erdhi përmes shërbimeve të inteligjencës, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Mediat ruse po raportojnë zbulimin e një komploti për të sulmuar St. Petersburg gjatë periudhës së vitit të ri.

Dyshohet se planifikonin sulme “të profilit të lartë”, momenti i arrestimit të dy terroristëve në Rusi
Lexo po ashtu Dyshohet se planifikonin sulme “të profilit të lartë”, momenti i arrestimit të dy terroristëve në Rusi

Siç bëhet e ditur, dy shtetas rus janë arrestuar dhe planet për të sulmuar një tubim masiv u zbuluan, sipas një zëdhënësi nga FSB, agjencia e inteligjencës ruse.

Ndryshe, sipas BBC, Putin dhe Trump kanë folur në telefon dhe personalisht herë të ndryshme që nga koha kur ky i fundit mori detyrën.

Regjistrimet nga bisedat tregojnë se ata shpesh kanë folur për Sirinë, si dhe marrëveshjet bërthamore, Korenë e Veriut dhe tregtinë. /Telegrafi/