LAJMI I FUNDIT:

​Pushteti akuzohet se po miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën

​Pushteti akuzohet se po miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën
23. 12. 2015

Qeveria e Kosovës dhe mazhoranca në Kuvend po akuzohen për miratim të ligjeve që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ekzekutivi është shndërruar në shkelësin më të madh të Kushtetutës, ndërkaq në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thonë se në përmbajtjen e ligjeve të sponsorizuara nga qeveria ka probleme serioze kushtetuese. Në anën tjetër, në partinë në pushtet kritikojnë opozitën se po përdorë mekanizmin e Gjykatës Kushtetuese për të bllokuar reformat që po i ndërmerr qeveria.


Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë për kp se opozita po fiton çdo betejë me pushtetin në Gjykatën Kushtetuese.

Ai përmend rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjin për zyrtarët publikë, të cilët sipas tij, dëshmojnë padijeninë dhe dëmin e vazhdueshëm që qeveria po i bënë Kosovës.

Sipas tij, edhe Ligji për tatimin në pronë është antikushtetues dhe si i tillë do të rrëzohet nga ky institucion.

“E keni të qartë tashmë se sa betejat si opozitë i kemi fituar në raport me këta njerëz të padijshëm në Gjykatën Kushtetuese. Këta janë edhe të padijshëm edhe të dëmshëm. Të bësh një veprim të tillë që cenon direkt pavarësinë e nivelit lokal të komunave duhet me qenë, ose i marrë, ose shumë i padijshëm. Pasi ta bësh me vetëdije një veprim të tillë i cili është jokushtetues atëherë s’ka si të jetë ndryshe veçse me qenë i marrë. Nëse e kanë bërë pa vetëdije këta janë të padijshëm pasi gjërat bazike që duhet me i ditë një qeveri, këta nuk po i dinë”, thotë Tahiri.

Ndërkaq, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, thotë se kjo legjislaturë në Kuvend ka më së shumti ligje të dërguara në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shton se Qeveria e Kosovës nuk është duke draftuar ligje në pajtim me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

“Kjo legjislaturë ka ligje më së shumti të dërguara në Gjykatën Kushtetuese dhe ligje që më së shumti i ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese… Sa i përket përmbajtjes se si është duke shkruar qeveria në raportet e IKD-së ne kemi evidentuar probleme kushtetuese të shkrimit të këtyre ligjeve. Ta zëmë Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës Civil, Ligji për fuzionimin ose integrimin e agjencive të pavarura, ku Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka hyrë nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë. Një ligj i tillë nuk është dërguar nga opozita, por ligji përmban të meta kushtetuese dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës… Konsiderojmë se qeveria nuk është duke draftuar ligje në pajtim me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare. Kjo është vërejtur edhe në raportet e Komisionit të Venecias”, deklaron ai.

Por të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për legjislacion në Kuvend.

Ai kritikon partitë opozitare se po tentojnë përmes mekanizmit të Gjykatës Kushtetuese t’i bllokojnë reformat e iniciuara nga Qeveria Kurti.

“Motivi i opozitës është në dy pika, e para për të vonuar reforma të caktuara të qeverisë. Dërgimi në Gjykatën Kushtetuese po merr një periudhë të gjatë të shqyrtimit, eventualisht aktgjykimit përfundimtar mbi përputhshmërinë e një ligji me Kushtetutën e Kosovës. Në rrafshin e parë po synojnë të vështirësojnë qeverisjen duke i vonuar reformat. Motivi i dytë është krejtësisht inkriminues do të thosha unë në kuptimin e mbrojtjes së interesave individuale dhe grupore që kanë. Kini parasysh, kur opozita e konteston në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk po e konteston se ka mospajtime me përmbajtjen pasi nuk e ka bërë asnjë kritikë për përmbajtjen, por thjesht po e konteston idenë për një byro. Pra, ajo formalisht po e konteston përmbajtjen por qëllimin e ka të pengojë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Pyetja që duhet të shtrohet është pse jeni kundër? Kjo sipas leximit logjik është se gjatë qeverisjes së tyre zyrtarë të caktuar, ministra, ish-ministra, deputetë dhe kryetarë komunash janë bërë milionerë duke qenë zyrtarë publikë”, thekson Rrustemi.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë duke u shqyrtuar Ligji për paga në sektorin publik, Ligji për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Ligji për pagën minimale dhe Ligji për tatimin në pronë.

Gjykata Kushtetuese muaj më parë ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokurorial, derisa së fundmi shfuqizoi disa nene të rëndësishme të Ligjit për zyrtarë publikë.

KosovaPress pyeti në Gjykatën Kushtetuese se kur pritet të ketë vendimmarrje për ligjet e tjera, mirëpo të njëjtit nuk kthyen përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori