LAJMI I FUNDIT:

Pushime magjepsëse tashmë në bregdetin e Detit të Zi vetëm me Max Travel, në Sunny Beach e Nessebar të Bullgarisë

Udhëtimet të japin një tjetër ndjesi, e të çojnë në një tjetër destinacion për të parë nga afër vende e kultura të ndryshme.

Udhëtimi ishte atraktiv për ekipin e Telegrafit të cilët nën organizimin e Max Travel shkuan në shtetin bullgar për të vizituar një pjesë të provincës së Burgas-it, vijën bregdetare Sunny Beach dhe atë të vjetrin (antik) Nessebar.


Në të dyja vendet të cilat përshkoheshin nga vija bregdetare e Detit të Zi të ofronin shumë mundësi për të eksploruar dhe vizituar objekte moderne dhe antike.

Do të ndalemi tek qyteti i bukur antik, Nessebar. Ky qytet i cili ndodhet mbi një kep të bregdetit bullgar, rrugët i ka të shtruara me kalldrëm dhe ruhet nga UNESCO.

Grupi i përbërë nga tetë persona, eksploruan nga afër këtë qytet antik, si dhe portin e saj.

Këtij udhëtimi iu bashkëngjit edhe bashkëpunëtori i Max Travel nga Bullgaria, Lyubomir Danailov i cili tregoi se Nessebar është një nga destinacionet turistike dhe portet më të spikatura në Detin e Zi.

Sipas tij, muret e rrënuara, objekte të vjetra fetare si dhe banja të epokës bizantine janë sot në UNESCO që nga viti 1983.

E gjatë rrëfimit të tij për këtë qytet të spikatur nga shumë vizitorë, Danailov tha se rrënojat e kishës së Shën Sofia të shekullit të 6-të përfshijnë kolona guri dhe dritare të mëdha me hark.

Por jo vetëm pasi siç tregoi ai në Nessebar ju mund të bëni shopping me çmime të volitshme, por edhe të shijoni shujtat e juaja me pamje mbresëlënëse nga Deti i Zi.

Danailov bashkë me grupin e Max Travel vazhduan në një vend të qetë, ku pemët bëheshin kurorë për secilin nga ta, e të jepnin ndjesinë që je brenda një vorbulle të verërave të ndryshme.

Dhe po, ishte ky vendi magjik i verërave, nga të cilat, secili nga grupi shijuan ato më të shijshmet.

Kënaqësia në këtë vend nuk kishte fund. Edhe pritja e bashkëvendësve ishte tejet e ngrohtë.

“Where are you from?”, ishte një nga pyetjet e shpeshta që i bënin. E kur e kuptonin që ishin nga Kosova, fytyra e tyre qeshte duke uruar mirëseardhje.

Vizita zgjati pesë ditë, të cilat shkuan si pesë orë. E, mundësinë për ta vizituar këtë qytet antik, ua ofron Max Travel me udhëtime të qeta dhe të sigurta në hotelet ‘ultra all inclusive’, me pesë yje.

Për këto hotele do të lexoni në ditët në vazhdim në Telegrafi.com, për të gjitha mundësitë që ju ofron Max Travel me ekipin e tij dhe bukuritë e ndjesitë e paharrueshme që do të përjetoni në këto pushime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori