Nesër në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës do të jetë ditë pushimi për shkak të Ditës së Kushtetutës, e cila u festua të shtunën e 9 prillit.
Qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që për festat të cilat bien në vikend, të jetë pushim gjatë ditëve të punës. Ata thonë së vendimi është i padrejtë dhe duhet të ndryshohet.
Vetëm në muajin prill janë tri festa zyrtare gjatë vikendeve, por që të hënave do të jetë ditë pushimi. Përveç, nesër, qytetarët do të pushojnë edhe më 18 prill për shkak se të dielën e 17 prillit festohen Pashkët Katolike, si dhe më 25 prill, për shkak të Pashkëve Ortodokse, të cilat do të festohen të dielën e 24 prillit.
Ish-deputeti Nait Hasani, ka thënë se ky vendim ka mbetur nga e kaluara, pasi sipas tij, ditët e punës nuk duhen të shfrytëzohen.
“Është ligj që është miratuar në Kuvend të Kosovës, është ligj që duhet të ndryshohet dhe festat kurdo në ditë të javës janë, aty duhet të festohet… nëse në vikend është ditë feste nuk ka nevojë të shfrytëzohet dita e punës, kjo ka mbetur nga e kaluara që është miratuar. Besoj që tashmë e kanë shumicën dhe duhet të ndryshohet, kemi nevojë të punojmë dhe jo të rrimë”, Hasani.
Këtë vendim nuk e ka pritur mirë as qytetari Hasim Qanolli, ku edhe ka akuzuar institucionet që nuk po punojnë aq sa duhet.
“Ditët e festës nuk duhen të zëvendësohen hiç, atë ditë që është festa, atë ditë duhet të festohet.. dita e hëne duhet të jetë ditë pune, jo të bëhen nga 4-5 ditë pushim, edhe ashtu pak po punojnë”, tha ai.
Ndërsa, Kumrije Alia tha se ditët e festave nuk është e drejtë të zëvendësohen.
“Vetë emri festat tregon që nuk duhet të zëvendësohen aq më pak në një ditë të javës, është e padrejtë”, tha ajo.
E një qytetare tjetër thotë se janë shumë festa.
“Tepër festa janë, ata që punojnë në të shtetit kanë pushim gjithmonë, atë ditë që është festa duhet të jetë, jo të zëvendësohen”, tha Eva.
Përndryshe, deri në fund të vitit do të jenë edhe 8 festa ku institucionet e Kosovës do të kenë pushim, prej tyre, tri në prill, një në maj, një në korrik dhe një në dhjetor, janë festa që festohen në vikend, por që të hënave do të jetë ditë pushimi.
Pushim të hënën dhe të martën institucionet kanë marrë edhe më 3 dhe 4 janar, pasi Viti i Ri u festua të shtunën e të dielën e 1 dhe 2 janarit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

Përjashtimi nga “Defender Europe 23”, Kurti: Nuk është në rregull të ngacmohet Kosova

Pjesëtarë të MUP-it serb në Zveçan për të sulmuar pjesëtarët e KFOR-it

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, e përkrah plotësisht

Serbia ndaloi shfaqjen e filmave shqip në Bujanoc, Çeku: E paprecedent dhe e papranueshme

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Messi nuk përmbahet, godet ashpër PSG-në për dy vitet e kaluara në Parc des Princes

Notat e lojtarëve, Man City 1-0 Inter: Ederson yll i ndeshjes

Kapiteni i Man Cityt, Gundogan: Ndeshja ishte 50/50, me fat që fituam ne

Intervista emocionale e Jack Grealish pas triumfit historik të Man Cityt në Ligën e Kampionëve

Kërkohet reagimi i ndërkombëtarëve pas arrestimit të dy shqiptarëve në Serbi

Pamjet tregojnë se si shkatërrohet një tank rus i tipit T-80