LAJMI I FUNDIT:

Punonte si shofer taksie në Londër, kosovari fitoi një veturë prej mbi 90 mijë funtesh natën e Vitit të Ri

Punonte si shofer taksie në Londër, kosovari fitoi një veturë prej mbi 90 mijë funtesh natën e Vitit të Ri

Një shofer taksie në Croydon mbeti “i shokuar”, pasi iu tha se ai kishte fituar një makinë me vlerë më shumë se 90,000 funte, në natën e Vitit të Ri.

Sipas mediave britanike, Lufti Burniki kishte mbetur pa fjalë kur iu tha që kishte fituar një Tesla Model S, i cili mund të arrijë 62mph (100km/h) në vetëm 2.7 sekonda.


Siç është bërë e ditur më tej, 44-vjeçarit, i cili jeton në Broad Green me gruan dhe dy fëmijët e tij, iu dhanë gjithashtu 20,000 funte para të gatshme.

“Ishte thjesht një ndjenjë e mahnitshme”, citohet të ketë thënë ai.

“Unë do t’i përdor ato [paratë] për të marrë gruan dhe fëmijët e mi në një festë diku larg në vitin 2020 – diku nuk kemi qenë kurrë më parë”.

Burniki thuhet se fitoi çmimin pasi u fut në garën e makinave të ëndrrave BOTB, një kompani me qendër në Fulham e cila ka dhuruar qindra makina që kur u hap në vitin 1999.

Ka qenë prezantuesi Christian Williams ai që ka vizituar shtëpinë e Burniki, ku ai ka jetuar për 10 vitet e fundit, të martën e kaluar (31 dhjetor) për t’i dhënë atij lajmin e mirë.

Sipas mediave britanike, Burniki ishte duke i mbushur çantat në atë kohë, i gatshëm për një largim për të vizituar motrën e tij në Belgjikë.

I lindur në Kosovë, Burniki ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 20 vjet më parë dhe tani jeton me gruan e tij, Valjeta, 41 vjeçe, dhe dy fëmijë, Benin, 14 vjeç dhe Yllkën, 12 vjeçe.

Megjithatë, njeriu i familjes nuk do të përdorë veturën e tij të re si taksi. Ai do të vazhdojë të drejtojë një Volkswagen Sharan kur punon dhe të përdorë Tesla-n për shërbime të familjes. /Telegrafi/