LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e sektorit publik detyrohen të vaksinohen në Slloveni

Punonjësit e sektorit publik detyrohen të vaksinohen në Slloveni

Punonjësit në administratën shtetërore në Slloveni do të duhet të vaksinohen ose të paraqesin një certifikatë se janë shëruar nga COVID-19, përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje të punojnë me palët, njoftoi të premten Ministri i Ekonomisë dhe Zëvendëskryeministri, Zdravko Pocivalsek.

“Punonjësit që janë në kontakt me njerëzit do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose dokument se janë shëruar nga Covid-19”, tha ai, duke shtuar se kjo nuk do të jetë më e mundur për ta me një test negativ të coronavirusit.


Vaksinimi bëhet i detyrueshëm për punëtorët e shtetit dhe disa sektorë privatë në SHBA
Lexo po ashtu Vaksinimi bëhet i detyrueshëm për punëtorët e shtetit dhe disa sektorë privatë në SHBA

Ai tha se ishte një nga hapat e ardhshëm për të treguar një qëndrim “më të ashpër” në lidhje me nevojën për të vaksinuar sa më shumë nga popullata. Ai theksoi se kjo duhej të ishte bërë më herët.

Sipas tij, një lëvizje e tillë mundësohet nga ligji dhe rregulloret në fushën e sigurisë në punë, raporton euractiv.

Amerikanëve të pavaksinuar nuk do t’iu lejohet hyrja në Francë
Lexo po ashtu Amerikanëve të pavaksinuar nuk do t’iu lejohet hyrja në Francë

Tani që ka mjaft vaksina, shteti nuk mund të jetë më “peng” i atyre që kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm dhe qeveria do të japë një shembull për të tjerët duke inkurajuar imunizim më të madh në administratën shtetërore, shtoi ai.

Dhoma e Tregtisë Sllovene ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit sipas të cilit testet e rregullta javore për coronavirus për punonjësit do të kryheshin gjatë orarit të punës dhe në kurriz të punëdhënësve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori