LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e Kulturës në RMV përsëri në protestë

Punonjësit e Kulturës në RMV përsëri në protestë

Sindikalistët e kulturës do të vazhdojë protestën, duke kundërshtuar vendimin që brenda Filarmonisë të punojnë paralelisht dy institucione. Të revoltuar nga indiferenca e Ministrisë së Kulturës, mungesa e transparencës gjatë marrjes së vendimeve, ata thonë se kjo nuk është një luftë kundër kolegëve të Orkestrës së xhazit, luftë e përbashkët e 108 punonjësve të Filarmonisë ndaj vendimit të dëmshëm të Ministrisë së Kulturës

Protesta e punonjësve të Filarmonisë ka vijuar edhe të hënën përpara Ministrisë së Kulturës. Jo vetëm heshtja e Ministrisë së Kulturës dhe indiferenca e treguar për kërkesat e tyre, por edhe sepse sipas tyre dy muajt e fundit kanë qenë cak i sulmeve, përhapjes së gënjeshtrave dhe dezinformatave që defokusojnë thelbin, argumentet dhe faktet.


Sindikata e punonjësve thotë se do të vazhdojnë protestën për shkak se ende nuk kanë marrë një përgjigje apo zgjidhje konkrete për kërkesat e tyre që Orkestra Kombëtare e Xhazit të sapoformuar të mos të vendoset në objektin e Filarmonisë.

“Ne jemi të bashkuar si kurrë më parë dhe do të luftojmë vendosmërisht, me fakte dhe argumente, kundër vendimit jotransparent që Ministria e Kulturës mori me dyer të mbyllura. Kjo nuk është një luftë politike dhe asnjë parti politike nuk qëndron prapa pikëpamjeve dhe vendosmërisë sonë. Kjo nuk është një luftë kundër kolegëve tanë. Kjo është një luftë e përbashkët e 108 punonjësve të Filarmonisë ndaj vendimit të dëmshëm të Ministrisë së Kulturës”, thonë nga Filarmonia.

Nga aty theksojnë se opinioni po keqinformohet duke përhapur gënjeshtra dhe insinuata, por thonë se kjo nuk do t’i lëkundë. “Në këto sulme publike dhe poshtërime të punonjësve dhe institucionit tonë nuk ka asgjë korrekte dhe të qëndrueshme, përkundrazi promovohet injoranca elementare dhe mosnjohja e “materialit”, përhapet gjuha e urrejtjes për institucionin tonë, bëhet thirrje publike për bojkot të koncerteve tona… Dikush me vetëdije kërkon të fshijë faktin që ne i kemi mbështetur që në fillim kolegët tanë të xhazit dhe se nuk kemi asgjë kundër që ata të mbajnë koncerte (pa asnjë kompensim) në objektin e Filarmonisë. Jemi kundër vendimit për akomodimin hapësinor të një institucioni tjetër në adresën tonë”, thonë sindikalistët.

Pakënaqësia e punonjësve të Filarmonisë nisi në fund të muajit mars, pas vendimit të MK që Orkestra Kombëtare e Xhazit e sapoformuar do të zhvillonte prova dhe koncerte përkohësisht në objektin e tyre. Ata pretendojnë se në objektin e Filarmonisë nuk mund të punojnë paralelisht dy institucione.

Shoqata e Muzikantëve të Xhazit, nga ana tjetër, është përgjigjur se qëndrimet e punonjësve të Filarmonisë janë të pajustifikuara dhe të papranueshme dhe sipas tyre ekziston mundësia që këto dy institucione muzikore të bashkëpunojnë dhe të funksionojnë së bashku. Ata pohojnë gjithashtu se puna e tyre nuk do të ndërhyjë në punën e Orkestrës Filarmonike.

Ministria e Kulturës në disa raste ka theksuar se është duke punuar për një zgjidhje që së shpejti do të ndahet me të gjithë të interesuarit, duke theksuar se ky është një premtim i Ministres Kostadinovska-Stojçevska në disa takime. Siç sqarojnë ata, publiku po keqinformohet nga persona që nuk kanë shkelur asnjëherë këmbën në godinën e Filarmonisë dhe as nuk kanë qenë në ndonjë nga koncertet e tyre. Ata shtojnë se janë kundër vendimit për vendosjen e një institucioni tjetër në adresën e tyre. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori