LAJMI I FUNDIT:

Punonjësit e DAP anulojnë grevën e përgjithshme

Punonjësit e DAP anulojnë grevën e përgjithshme

Punonjësit e Drejtorisë të të Ardhurave Publike vendosën t’i japin mundësi dialogut me institucionet kompetente, për rritjen e pagave prej 30%, për të cilën do të angazhojnë edhe një ndërmjetësues të ri.

Ndërmjetësuesi, Lazar Jovevski, dje kërkoi përjashtim për shkak se ishte jashtë vendit dhe nuk mund të kthehej për tri ditë, përkatësisht në afatin në të cilin duhet të negociojë me Ministrinë e Financave.


Më herët gjatë ditës së djeshme sindikata njoftoi se MPPS pranoi menjëherë ndërmjetësuesin që ata propozuan, por njoftuan se nëse brenda pak ditësh nuk gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre për rritje të pagave 30 për qind, do të aktivizohet vendimi për grevë të përgjithshme.

Punonjësit e DAP-it prej tre javësh protestojnë me kërkesën për respektimin e kontratës kolektive dhe rritjen e pagave me 30 për qind, ashtu siç u veprua me punonjësit e Ministrisë së Financave, për të cilat Ministria tha se nevojitet një interpretimi autentik i ligjit nga Kuvendi dhe miratimi i zgjidhjes sistematike për pagat në sektorin publik./Telegrafi/