LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi vrau shefin, pastaj vetveten në Dallas

Punonjësi vrau shefin, pastaj vetveten në Dallas

Dallasi është zgjuar me dy persona të vdekur pas të shtënave me armë në këtë vend.

Sipas raporteve të para, një punonjës i qytetit të Dallasit ka hyrë në zyre dhe ka vrarë një prej shefave të tij.


Më pas vrasësi ka kryer edhe vetëvrasje, raporton Dallas Morning News, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij krimi, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe forcat speciale Swaat.

Në vendngjarje kanë dal edhe shumë autoambulanca, ndërsa të gjithë punonjësit janë evakuuar prej ndërtesës. /Telegrafi/