LAJMI I FUNDIT:

Drenasi për dy ditë mbetet pa ujë të pijshëm

Drenasi për dy ditë mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët e Komunës së Drenasit se, gjatë ditës së sotme duke vazhduar edhe të shtunën, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit, janë punimet teknike nga ekipet e ujësjellësit më konkretisht, vendosja e ujëmatësve zonal”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.


Zyrtarët e KRU “Prishtina” kanë kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e Komunës së Drenasit. /Telegrafi/