LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknikë të shkollave do të hyjnë në grevë në Prishtinë

Punëtorët teknikë të shkollave do të hyjnë në grevë në Prishtinë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, pas takimit me përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, ka marrë vendim që sot të hyjnë në grevë, për shkak të mos pagesës së rritjes 4% të pagës nga rritja në sektorin publik e vitit të kaluar dhe mos dialogimi për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës së Prishtinës.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Pogdani”, “Asim Vokshi”, “Naim Frashëri”, “Eqrem Qabej”, “Hoxh Kadri Prishtina”, shkolla bujqësore, “Dardania”,“ Gjergj Fishta” , përfaqësuesit e QMF në Prishtinë dhe përfaqësuesit e kompanive të sigurimit.


Në rast të mos përgjigjes nga komuna e Prishtinës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës paralajmëron se më 5 mars do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave.

Pas njoftimit për hyrje në grevë, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka kërkuar takim me udhëheqësin e Sindikatës, i cili do të mbahet sot, por pavarësisht këtij takimi greva do të mbahet, njofton Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori