​Punëtorët teknik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, po protestojnë sot para Rektoratit të UP-së, duke kërkuar pagë minimale 350 euro.

Me pankarta në duar me mbishkrimin “Ndal diskriminim e punëtorëve më sektorin privat”, ata po qëndrojnë në oborrin e rektoratit.


Sipas tyre, punëtorët teknik po diskriminohen andaj kanë vendosur të mos kryejnë detyrat e tyre nëse nuk u plotësohen kërkesat.

Ndërkohë, përfaqësuesi i tyre, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës ka hyrë në Rektorat për të zhvilluar një takim lidhur me këto kërkesa.

72226299 981150208906799 3093600059237859328 n 1

72370757 459522001575465 5328082027914723328 n 1

72555661 721050738408501 6634637952968294400 n 1