LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët shëndetësorë ‘nuk kanë kujt t’i drejtohen’ për problemet

Punëtorët shëndetësorë ‘nuk kanë kujt t’i drejtohen’ për problemet

Punëtorët shëndetësorë kanë paralajmëruar vazhdimin e angazhimeve sindikale në shenjë pakënaqësie me, siç kanë thënë, ‘mos reflektimin e Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të tyre’.

Një numër protestash dhe grevash janë organizuar në muajt e fundit nga punëtorët e shëndetësisë, që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre fillimisht me pagat e ulta dhe me, siç thonë, kushtet e punës.


Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëroi një tjetër protestë të punonjësve të shëndetësisë, por thanë se kërkesat do t’i barten një Qeverie të ardhshme me rënien e Qeverisë aktuale, pas një mocioni mos besimi në Kuvendin e Kosovës.

Blerim Syla nga Federata Sindikale ka bërë të ditur se protesta do të mbahet jo përpara Qeverisë së Kosovës, siç ishte planifikuar, por brenda në institucionet publike shëndetësore.

“Ne kemi paralajmëruar protestë përpara Qeverisë, por meqë kjo Qeveri është në largim, ne do ta bëjmë një organizim sindikal; protestë brenda institucioneve publike shëndetësore, e cila do të vlejë për partitë politike, që ta kenë sistemin shëndetësor prioritet”, tha Syla.

Sindikalistët e shëndetësisë janë ankuar se kërkesat e tyre nuk janë marrë seriozisht nga qeveria e Kosovës, por në Ministrinë e Shëndetësisë thonë të kundërtën.

Drejtori i departamentit për informim, Faik Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se Ministria së bashku me sindikalistët e shëndetësisë, disa herë janë takuar dhe shumica e çështjeve të ngritura nga sindikata janë diskutuar.

Ai tha se ka pasur pajtueshmëri që të punohet në grupe të përbashkëta për të zgjidhur çdo dilemë të paraqitur.

“Qëllimi i Ministrisësë Shëndetësisë ka qenë që të avancojë dialogun social të shëndetshëm me sindikatën dhe të shoh se cilat [kërkesa]kërkojnë një trajtim më urgjent dhe cilat janë çështjet që janë në proces e sipër që mund të rregullohen’’, ka thënë Hoti.

“Ministria e Shëndetësisë e ka bërë të ditur se është Qeveria ajo që duhet marrë vendim për adresimin e kërkesës së fundit, për ngritjen e pagave prej 15 për qind për punëtorët shëndetësorë. Ministria do ta përkrahë, pasi pozita materiale e punëtorëve shëndetësorëdo të përmirësohet dhe do të reflektojë në ngritjen e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Hoti.

Por, ekspertët shëndetësorë gjithë situatën e krijuar në sistemin e shëndetësisë e shohin si kaotike pasi, sipas tyre, problemi me sektorin e shëndetësisë është trashëguar prej kohësh.

Një nga njohësit e sistemit të shëndetësisë në Kosovë, Sami Rexhepi, neuropsikiatër, thotë se ‘përzierja e politikës në sistemin shëndetësor e ka sjellë shëndetësinë në pikën ku ndodhet’.

“Problemi më i madh i shëndetësisë është përdhosja e dinjitetit të punëtorit shëndetësor. Shëndetësisë i ka munguar një menaxhim i mirëfilltë, pasi politika është përzier. Çdo militant politik është vendosur në sektorin e shëndetësisë në pozita menaxheriale”.

“Dhe kjo i ka pasur pasojat e veta, pasi këta njerëz nuk janë mërzitur për kolegët e vet apo për pagat e tyre. Pastaj pagat jo motivuese kanë sjellë një papërgjegjësi tek një numër i mjekëve dhe mos përkushtim të punës tek institucionet publike. Kushtet e punës të nivelit të ulët gjithashtu e kanë humbur interesimin për punë”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij ‘pa vullnetin e institucioneve përgjegjëse situata në sektorin e shëndetësisë vështirë se mund të përmirësohet’.

“Nuk është problem që do të zgjidhet me grevë dhe nuk është problem që do të reflektojë në Qeveri. Pasi asnjë qeveri nuk ka dhënë përgjegjësi pse është shkatërruar sistemi shëndetësor”, ka thënë Rexhepi.

Por sidoqoftë, grevat e sistemit të shëndetësisë kanë vazhduar prej kohësh, pavarësisht se përgjigjet institucionale mund të kenë munguar.

Një tjetër angazhim sindikal është paraparë më 17 maj, dhe megjithëse mbahet brenda objekteve të institucioneve publike shëndetësore ajo, sipas sindikalistëve, synon të përçojë porosinë tek institucionet e vendit, kurdo që të krijohen, për ‘t’i kushtuar një vëmendje më të madhe sistemit të shëndetësisë në vend’. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori