Të mërkurën të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat, të liruar nga obligimet për shkak të pandemisë së koronavirusit, duhet të kthehen në vendet e tyre të punës. Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk kanë ndonjë shifër të saktë se për sa punonjës bëhet fjalë, meqë janë të shpërndarë në ndërmarrje e institucione të ndryshme publike si dhe në sektorin privat.
Për rreth gjashtë muaj, në punë nuk ka shkuar njëri nga prindërit që kanë fëmijë deri në moshën dhjetëvjeçare, gratë shtatzëna, atyre që u ka përfunduar pushimi i lindjes si dhe të sëmurët kronikë.
Vendimin për kthimin e tyre në punë qeveria e miratoi disa ditë pas vendimit për hapjen e kopshteve më 9 shtator, edhe pse Komisioni për Sëmundje Infektive kishte rekomanduar vazhdimin e pushimit për këto kategori deri më 31 dhjetor.
Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, ka bërë të ditur se fëmijët duhet të përkujdesen në kopshte, ku nga 19 mijë vende të parapara, janë regjistruar rreth 14 mijë fëmijë, ndërsa nga Ministria e Arsimit vendimin e kanë arsyetuar me atë së fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën mësimin do ta ndjekin me prani fizike në shkolla.
Por, prindërit këto vendime i kanë kundërshtuar me rrezikun nga sëmundja COVID-19 (që e shkakton koronavirusi), afatin e shkurtër për regjistrimin e fëmijëve në kopshte, mungesën e vendeve të lira, e arsye tjera.
“Qeveria deri tani nuk ka ndryshuar vendimin, andaj edhe jemi të detyruar të dalim në protesta. Ne mbetemi pas kërkesave tona që nënave që janë në pushim të lindjes t’i vazhdohet pushimi deri në fund të vitit ashtu siç ka rekomanduar Komisioni i Sëmundjeve Infektive. Gjendja është alarmante dhe me shumë paqartësi. Kërkojmë përgjigje se kush do ta paguajë nënën nëse fëmija infektohet me koronavirus dhe ajo do të detyrohet të shkojë në izolim? Si mund të thonë se ka vend nëpër çerdhe kur nënat janë në listën e pritjes, në kushte normale nuk ka vend, e lëre më tani. Kemi informata se shumë nëna janë detyruar të japin dorëheqje nga vendet e punës pasi nuk ka se kush kujdeset për fëmijët e tyre”, thotë Dijana Petrova një nga nënat që protestuan para qeverisë.
Prindërit reagojnë edhe për mësimin online të fëmijëve mbi moshën dhjetëvjeçare, të cilët siç thonë nuk do të mund të kyçen pa ndihmën e prindërve.
“Unë mendoj se ky vendim është në kundërshtim me vetë Ligjin e mbrojtje për nga COVID-19. Fëmijët deri në moshën dhjetëvjeçare nuk mund të jenë në gjendje ta ndjekim mësimin online, pa prezencën e njërit prej prindërve”, thotë Arlinda Shllaku, nënë e dy fëmijëve.
Lidhur me gjendjen e krijuar ka reaguar edhe opozita maqedonase duke akuzuar qeverinë për siç thonë presione psikologjike mbi prindërit.
“Mungesa e koordinimit ka bërë që prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore dhe atyre deri në moshën 10 vjeç, në vend se të marrin ndihmë, të përballen me kaos. Në qeveri po merren vendime kontradiktore. Kemi moskoordinim mes ministrive që e bën situatën kaotike”, ka deklaruar Eli Panova nga partia opozitare, OBRM-PDUKM./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën