LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Trepçës ende pa paga, paralajmërojnë grevë javën e ardhshme  

Punëtorët e Trepçës ende pa paga, paralajmërojnë grevë javën e ardhshme  
Foto: Ilustrim

Rreth 700 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” ende nuk e kanë marrë rrogën e muajit janar, për të cilën thonë se javën e ardhshme mund të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kështu tha kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani i cili në një prononcim për Telegrafin u shpreh se edhe pse ju premtuan që më 10 shkurt do t’ia qesin rrogat e janarit një gjë e tillë nuk ndodhi.

Osmani po ashtu tha se një milion e 700 mijë euro subvencione janë ndarë për ndërmarrjen “Trepça”, mirëpo ende nuk iu janë dhënë.

“1 milion e 700 mijë janë ndarë  subvencione për Trepçën që 10 dite janë nënshkruar. Të hënën thanë që na i qesin. Keni prit që më 10 shkurt me ia marrë rrogat, e tash vjen muaji mars e as rrogat e shkurtit si kemi marrë. Të shtunën dhe të dielën do punojmë, e do presim deri në fillim të javës tjetër, nuk ua qesin pagat ne do të hyjmë në grevë të përgjithshme, edhe pse ky vendim ende nuk është definitiv. 1,500 punëtorë marrim paga, 800 vetë që kanë marrë 70 për qind, e 700 të tjerë nuk kanë marrë paga”, ka thënë Osmani për Telegrafin. /Telegrafi/