LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e sigurimit fizik të Fakulteteve kërkojnë tu paguhet stazhi i punës

Punëtorët e sigurimit fizik të Fakulteteve kërkojnë tu paguhet stazhi i punës

Punëtorë të sigurimit të Fakulteteve të Prishtinës po protestojnë para rektoratit duke kërkuar pagesën e stazhit të punës.

Në këtë protestë ka folur kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shkruan Infokusi.com
“Kemi dal për të kërkuar pagesën e stazhit të punës ose 0.5% për punëtorët e sigurimit të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtinë” ka thënë Azemi


Azemi ka thënë se në rast të mospagesës punëtorët do të bojkotojnë tërësisht punën

“Në këtë protestë janë vetëm një pjesë e punëtorëve të sigurimit ndërsa pjesa tjetër janë në vendete punës por nëse nuk arrihet marrëveshje shumë shpejt do të bojkotohet tërësisht puna” ka thënë ai

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat ka thënë se kanë kërkuar takim me rektorin tri herë radhazi para kësaj proteste

“ Është hera e tretë që ne po kërkojmë takim me rektorin dhe ky ka injoruar ndjerën e punëtorëve, ai flenë ndërsa punëtorët punojnë 24 orë për sigurimin e këtij objekti”, ka shtuar Azemi. /Telegrafi/