LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Amazonit do të protestojnë në ditën e Prime Day

Punëtorët e Amazonit do të protestojnë në ditën e Prime Day

Punëtorët e Amazonit në Shakopee të Minesotës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të protestojnë për gjashtë orë më 15 korrik, që njihet si dita e Prime Day, ku çmimet e produkteve në kompani ulen në masë të madhe, për të kërkuar rregulla më pak të rrepta dhe sigurimin për një vend pune të përhershëm.

Nuk është e sigurt se si Amazon do të përgjigjet lidhur me protestën.


Greva mund të tërheqë vëmendjen në shqetësimet e vazhdueshme se Amazon po kërkon më shumë se ç’duhet nga personeli i saj. Kompania kohët e fundit ngriti pagën minimale në 15 dollarë në orë, por kjo erdhi vetëm pas presionit të senatorit Bernie Sanders dhe të tjerëve që bënin thirrje për formulimin e ligjeve të reja në Amazon, si dhe të skandaleve në kompanitë tjera të mëdha, përcjell Telegrafi.

Bernie Sanders mirëpret rritjen e pagave në Amazon
Lexo po ashtu Bernie Sanders mirëpret rritjen e pagave në Amazon

Një përfaqësues i Amazonit, thotë se kompania tashmë ofron atë që punëtorët po kërkojnë, duke përfshirë “paga të shkëlqyera” dhe “mundësi të mëdha punësimi”.

“Faktikisht Amazon tashmë ofron atë që punëtorët po e kërkojnë. Ne ofrojmë mundësi të mëdha punësimi me pagesë të shkëlqyeshme, duke filluar nga 16.25 dollarë deri 20.80 dollarë në orë dhe përfitime gjithëpërfshirëse duke përfshirë kujdesin shëndetësor, deri në 20 javë pushim prindëror, mundësi për ngritje në detyrë dhe më tepër. Ne i inkurajojmë të gjithë që të krahasojnë pagën tonë, përfitimet dhe vendin e punës me shitësit e tjerë dhe punëdhënësit më të mëdhenj në komunitetin Shakopee dhe në të gjithë vendin dhe i ftojmë të gjithë ta shohin edhe vetë duke bërë një vizitë në objektin e kompanisë”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Amazon shpallet marka më e vlefshme në botë
Lexo po ashtu Amazon shpallet marka më e vlefshme në botë

Sipas një studimi të agjencisë të hulumtimit WPP, marka e Amazon vlen 315.5 miliardë dollarë, e cila është 52 për qind më shumë se një vit më parë dhe mjaftueshëm për të kaluar Apple me vlerë prej 309.5 miliardë dollarë dhe Google me vlerë prej 309 miliardë dollarë në renditjen vjetore. /Telegrafi/