Senatori demokratik i Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders dhe kritiku i zëshëm i kompanisë Amazon, ka përshëndetuar hapin e kësaj ndërmarrjeje për të rritur pagat minimale në 15 dollarë për orë.
Ai ka thënë se edhe kompanitë tjera duhet të ndjekin këtë shembull. “Nuk është sekret se unë kam qenë kritik i ashpër i pagave dhe praktikave të punësimit në Amazon dhe i pronarit të kompanisë, Jeff Bezos”, ka thënë Sanders në një email dërguar agjencisë së lajmeve, Reuters.
“Sot dua të lavdëroj për diçka që duhet. Korporatat tjera profitabile siç janë, ato të ushqimit, ato ajrore apo kompanitë tjera zinxhirore nuk kanë asnjë arsye pse të mos ndjekin këtë shembull”, është shprehur ai.
Nga kjo rritje pritet të përfitojnë më shumë se 250,000 punëtorë të Amazonit në Shtetet e Bashkuara, si dhe 100,000 punëtorë sezonalë, të cilët do të punësohen përkohësisht në periudhë festash.
“Ne kemi dëgjuar kritikët tanë, kemi menduar shumë se çfarë dëshirojmë të bëjmë dhe kemi vendosur të udhëheqim”, ka thënë Bezos në një deklaratë.
“Ne jemi të lumtur për këtë ndryshim dhe inkurajojmë konkurrentët tanë të na bashkohen”, ka thënë ai.
Amazon, e listuar si kompania e dytë në botë pas Apple që ka kaluar shifrën e 1 trilion dollarëve në biznes, ka paguar punëtorët e saj në një mesatare prej 34,123 vitin e kaluar.
Bezos ndërkaq, sipas Forbes, është listuar personi më i pasur në botë, duke konsideruar se ka pasuri në vlerë të 150 miliardë dollarëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka përfitojnë fermerët që përdorin plehrat Feed Nature?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?