LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët britanikë gjetën një mesazh misterioz në një oxhak të vjetër – kush është “James Bond” i vitit 1966 dhe pse duhet të heshtim?

Punëtorët britanikë gjetën një mesazh misterioz në një oxhak të vjetër – kush është “James Bond” i vitit 1966 dhe pse duhet të heshtim?

Një histori e pazakontë dhe e mbushur me mister, vjen nga qyteti britanik, Jersey dhe ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Gjatë rinovimit të “Kalasë Elizabeth”, punëtorët gjetën një shishe me një mesazh misterioz, i cili daton 26 shkurt 1966.


Në letrën e bardhë është shkruar, “007 James Bond. 26 shkurt 1966 P.S. Agjent sekret. Mos i trego askujt”.

Në anën e pasme shkruhet “E. A. Blamped,” raporton UPI.com.

Ndërtimi i kështjellës në Jersey filloi në shekullin e XVI-të dhe u emërua pas mbretëreshës britanike Elizabeth I-rë. Meqenëse është një atraksion i njohur turistik, u urdhërua restaurimi.

Punëtorët po rregullonin ambientet në katin e parë kur në oxhakun e rrethuar me mur u gjet një shishe me një mesazh.

Interesant është fakti se ai u shkrua dy muaj pas premierës së filmit “Thunderball”, në të cilin agjenti sekret më i famshëm në botë u portretizua nga Sean Connery.

Emri në anën e pasme ndoshta i referohet Edmund Blamped, një artist vendas që vdiq në gusht të vitit 1966.

Në shishe u gjetën edhe disa faqe të edicionit të së përjavshmes “Reveille” të 23 shkurtit të po këtij viti.

“Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të deshifruar mesazhin misterioz”, thuhet në postimin në Instagram.

Autoritetet ftojnë njerëzit që mund të ndihmojnë të dalin përpara dhe është veçanërisht intriguese që autori i mesazhit thekson se “duhet të heshtim”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori