LAJMI I FUNDIT:

Puna trevjeçare e ndërtimit të jahtit luksoz e realizuar në një video pesëminutëshe (Video)

Puna trevjeçare e ndërtimit të jahtit luksoz e realizuar në një video pesëminutëshe (Video)

Një video pesëminutëshe tregon punën trevjeçare të ndërtimit të superjahtit luksoz, të gjatë plotë 87 metra nga kompania Lonian me seli në Holandë.

Pamjet e kësaj videoje  janë bërë virale në internet, dhe deri më tani është shikuar nga 700 mijë persona, transmeton Telegrafi.


Falë punës së palodhshme të inxhinierëve, shihet se si çdo detaj ishte menduar mirë, dhe brenda pesë minutave në video tregohet përparimi që ishte bërë ndër vite.

Brenda këtij jahti luksoz që konsiderohet ndër më të mirët, nuk mungon pothuajse asgjë dhe padyshim që çdo njeri do të ëndërronte të realizonte një udhëtim me të nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/