LAJMI I FUNDIT:

Pulë e mbushur me gështenja

Pulë e mbushur me gështenja

Për 4-5 persona duhen:

* 500 gr pulë
* l filxhan çaji gështenja të qëruara
* 2 filxhanë kafeje
* oriz l lugë gjelle
* rrush i thatë
* l kokërr qepë
* 50 gr gjalpë
* kripë, piper i zi, kanellë.


Përgatitja:

Zgjidhet një pulë mesatare, e majme dhe e re. Pula pastrohet, lahet dhe bëhet mbushja.

Zgjidhen gështenja të mëdha, zihen për 5 minuta, qërohen nga lëvozhga e cipa e brendshme; copëtohen në katërsh, ndërsa rrushi i thatë ose fara vendoset në ujë të vakët që të zbutet e të by­mehet ose bajamet të cilat qërohen nga cipa dhe priten.

Në tenxhere me gjalpë kaurdiset qepa, hidhen mëlçitë e pulës (të grira), orizi dhe kaurdisen së bashku. Shtohen gështenjat ose bajamet, rrushi i thatë, pak kripë dhe lëng pule ose ujë. Lihet në zjarr derisa të ketë pirë lëngun dhe të jetë bërë një pilaf i shkrifët dhe i papërfunduar mirë. Hiqet nga zjarri, hidhet kanellë e bluar dhe me këtë masë mbushet barku, kurse gusha e pulës qepet.

Pula lyhet me gjalpë, kripë, piper të zi dhe piqet në furrë.

Pas pjekjes ndahet në pjata dhe spërkatet me lëngun e mbetur nga pjekja.