LAJMI I FUNDIT:

Pula: Deklaratat publike të pavërteta do të jenë subjekt i hetimeve

Pula: Deklaratat publike të pavërteta do të jenë subjekt i hetimeve

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, ka thënë të martën se të gjithë ata persona të cilët dalin me deklarata publike të pavërteta, do të jenë subjekt i procedurave hetimore, nga se deklarimi i rremë është vepër penale.

Pula në tryezën e organizuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DNV), me titull: “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”, e cila sot është mbajtur në Mitrovicë është përqendruar në aktivitetet që parasheh Plani Standard i Veprimit lidhur me procesin zgjedhor.


Ajo ka thënë se është paraparë që, në të gjitha rastet kur kanë informata se në qendrat e votimit dhe në vendvotime ka keqpërdorime të procesit zgjedhor nga stafi i emëruar i KQZ-së, Kryesuesi i këshillave të vendvotimeve dhe anëtarët tjerë që janë të obliguar të raportojnë keqpërdorimet e nuk e bëjnë, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime operative me qëllim të verifikimit të tyre dhe në bazë të kompetencave që kanë do të njoftojnë Prokurorin kujdestar i cili vendos për inicimin e procedurave ligjore.

Prokurorja Pula më tej ka thënë se vëmendje do t’i kushtohet edhe deklaratave publike në formë të informatave të pavërteta apo të pakonfirmuara, duke shtuar se nga e kaluara kanë pasur raste të deklaratave të tilla të cilat kanë mundur të jepen për interesa të caktuara, por kanë ndikuar negativisht në opinion lidhur me procesin zgjedhor.

Ajo ka thënë se të gjithë ata persona të cilët dalin me deklarata publike të pavërteta, do të jenë subjekt i procedurave hetimore, nga se deklarimi i rremë është vepër penale.

Në fund të fjalës së saj, prokurorja Pula foli edhe për veprimet që do të ndërmerren në rast të shkeljeve tjera të mundshme gjatë procesit zgjedhor siç janë: keqpërdorimi i varësisë ekonomike të votuesit, fotografimi i votës, cenimi i fshehtësisë së votës etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori