LAJMI I FUNDIT:

Puigdemont “ndërmjet dy zjarreve” mbi shpalljen e pavarësisë së Katalonisë

Puigdemont “ndërmjet dy zjarreve” mbi shpalljen e pavarësisë së Katalonisë

Presioni është rritur sot mbi kreun separatist katalanas, Carles Puigdemont që duhet të zgjedhë mes shpalljes së pavarësisë së Katalonisë dhe të shtyjë shtetin Spanjoll të marrë nën kontroll këtë rajon autonom apo të tërhiqet nga ky vendim dhe të shkaktojë zemërimin e përkrahësve të tij.

Qeveria spanjolle i ka kërkuar Carles Puigdemont të shprehë deri në orën 10:00 të hënën nëse deklarata e tij e paqartë javën e kaluar ishte një shpallje ose jo e pavarësisë.


Nëse po, ose në rast të një përgjigje evazive, shefi i qeverisë spanjolle Mariano Rajoy do t’i japë një afat të fundit deri të enjten në mëngjes për t’u tërhequr para se të marrë nën kontroll Katalonisë, sipas nenit 155 të Kushtetutës.

Nga ana tjetër aleatët i kërkojnë Puigdemont të aplikojë rezultatin e referendumit të 1 tetorit, të ndaluar nga drejtësia, ku “po”-ja për pavarësi morri 90 për qind të votave me një pjesëmarrje në nivelin 43 për qind dhe me mungesë të komisioneve.

Pezullimi i autonomisë rrezikon të nxjerrë në rrugë katalanasit që janë shumë të dhënë pas autonomisë së tyre të arritur pas diktaturës së Francisco Franco (1939-1975), ndonëse ata mbeten shumë të ndarë mbi çështjen e pavarësisë. /kp/Telegrafi/