LAJMI I FUNDIT:

Publikuan në rrjetet sociale video duke shtënë me armë, policia interviston tre persona

Publikuan në rrjetet sociale video duke shtënë me armë, policia interviston tre persona
Foto: Ilustrim

Tre persona janë ftuar për intervistim në polici, pasi që të njëjtit kishin publikuar një video-incizim në rrjetet sociale duke shtënë me armë.

Rasti kishte ndodhur më 5 shkurt të këtij viti në Prishtinë, ndërkaq policia dje kishte arritur të identifikonte të dyshuarit.


“Më 12.02.2023 janë identifikuar tre meshkuj kosovarë si të dyshuar për një video-incizim në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit kanë dorëzuar në polici një pistoletë dhe dy armë automatike”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/