LAJMI I FUNDIT:

Publikoni shumë foto me partnerin në rrjetet sociale? Mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për lidhjen tuaj

Publikoni shumë foto me partnerin në rrjetet sociale? Mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për lidhjen tuaj

Të deklarosh ndjenjat në rrjetet sociale nuk është diçka e jashtëzakonshme në ditët që po jetojmë

Ndonjëherë ndesheni në Instagram ose Facebook me çifte që në dukje paraqiten shumë të dashuruar: foto romantike, dedikime marramendëse, surpriza të mëdha, dhurata të shtrenjta.


Disa edhe mund të mërziten me partnerin e tyre kur shohin të tilla gjëra në rrjetet sociale.

Gjithsesi, për ju që nuk e shprehni shumë dashurinë në rrjetet sociale kemi një lajm të mirë për ju: Ata që bëjnë deklarata të tilla kudo, nuk janë edhe aq në harmoni me njëri-tjetrin.

Ka një kufi për çdo gjë

Mund të jetë krejtësisht normale që herë pas here të publikoni dedikime dashurie në rrjetet sociale. Për shembull, në studimet e kryera më parë, njerëzit treguan se nëse mbanin në foto profili partneren/partnerin marrëdhënia e tyre bëhej më e afërt.

Mirëpo, sipas ekspertëve, ekziston një kufi se deri ku mund të arrijë kjo “punë”. Shkencëtarët kanë zbuluar se personat që publikojnë vazhdimisht foto me partnerin/partneren, ndihen të pasigurt për ndjenjat për njeriun që kanë në krah.

Mirëpo, pasiguria nuk është e vetmja çështje. Studiuesit nga Universiteti Brunel raportuan gjithashtu se njerëzit që publikojnë shumë foto dhe bëjnë dedikime të shpeshta për partnerin, mund të kenë një vetëvlerësim të ulët.

Sipas shkencëtarëve, një sjellje e tillë mund të shpjegohet me dëshirën për të rritur vlerën e vetvetes dhe për të hedhur poshtë përshtypjet e të tjerëve se marrëdhënia e tyre është e dobët dhe aspak e lumtur.

Ata kërkojnë vlerësim për veten dhe të tjerët, duke dëshmuar se marrëdhënia e tyre është në rregull dhe se ata janë mirë bashkë.

Sigurisht, ky studim nuk i përfshin të gjitha çiftet që publikojnë foto në rrjetet sociale.

Mirëpo, përpara se të publikoni foto me gjysmën tuaj mendoni me vete: Dëshironi ta publikoni këtë foto sepse është një moment vërtet i lumtur në jetën tuaj apo sepse jeni të interesuar se si do të dukeni në sytë e të tjerëve? /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori