LAJMI I FUNDIT:

MOST publikoi raport periodik nga vëzhgimi i referendumit

MOST publikoi raport periodik nga vëzhgimi i referendumit

Asociacioni qytetar MOST sot publikoi një raport periodik nga vëzhgimi i referendumit.

Gjatë periudhës së monitorimit janë pranuar dhe analizuar 311 raporte të fushatës dhe 978 raporte ditore për ngjarjet dhe zhvillimet në komuna.

Prej tyre, siç thekson MOST, mund të thuhet se i vetmi subjekt që ka aktivitete intensive në terren është koalicioni “Bashkë për Maqedoni evropiane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryen kryesisht takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe intensitet më të lartë të së ashtuquajturës, fushata derë më derë. Është vërejtur një përqindje dukshëm më e ulët e aktiviteteve të subjekteve që propagandojnë qytetarët që të mos votojnë në referendum. Në të njëjtën kohë, organizatat ndërkombëtare dhe vendore dhe subjektet e tjera mbajnë debate informative dhe tribuna. MOST vlerëson se këto aktivitet informative kontribuojnë në rritjen e nivelit të njohurive dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Asociacioni qytetar mirëpret futjen e një web-mjet nga MSHIA që lejon raportimin e presioneve në administratë. Veçanërisht pozitive është se mjeti mundëson raportim anonim, i cili duhet të inkurajojë punëtorët në administratë për të raportuar presionet e mundshme. Gjatë periudhës së monitoruar, asnjë rast nuk është raportuar në këtë web-faqe.

“Përbërja e re e KSHZ-së i zgjodh pak para shpalljes së referendumit, me një mandat prej 6 muajsh. Kryetari dhe dy anëtarët u zgjodhën me propozimin e opozitës, ndërsa nënkryetari dhe tre anëtarë me propozimin e pozitës. Gjatë periudhës së vëzhguar, KSHZ-ja ka punuar në një atmosferë kolegjiale dhe ka miratuar të gjitha vendimet unanimisht, gjë që është për përshëndetje. Gjithashtu vlerësohet pozitivisht edhe transparenca e KSHZ-zë, duke pasur parasysh se për herë të parë të gjitha seancat janë publike dhe se për herë të parë respektohet detyrimi i Kodit Zgjedhor për publikimin e rregullt të procesverbaleve të takimeve në internet. Përveç kësaj, KSHZ mban seanca në intervalin kohor të përcaktuar nga rregullorja e punës”, thkeson MOST.

Iniciativa qytetare MOST inkurajon të gjithë qytetarët të informohen për çdo aspekt të referendumit, për t’u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe për të hedhur votat e tyre në përputhje me bindjet dhe vullnetin e tyre personal. Çdo presion apo kërcënim i qytetarëve është në kundërshtim me vlerat dhe parimet demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori